• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa anti-shpifje/ Rama: Ka 100% mbështetjen e OSBE-së. I angazhuar që kriza Ukrainë-Rusi të mos përshkallëzohet

by Java News
09/01/2020 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga përparësitë e Presidencës shqiptare të OSBE-së sipas kryeministrit Edi Rama është edhe nxitja e lirisë së shprehjes dhe medias. Por i pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp lidhur me paketën anti-shpifje, të shumëdebatuar që kaloi në fund të dhjetorit të kaluar në Kuvend, Rama tha se ka 100% mbështetjen e OSBE-së.

“OSBE nuk e ka kritikuar ligjin. Ne kemi punuar me ekipin e OSBE-së për një kohë të gjatë që të siguroheshim për qartësimet e vogla. Ligji që shkoi në parlament kishte dhe ka 100% mbështetjen e OSBE-së, që do të thotë se është një pjesë legjislacioni që është në përputhje me standardet e OSBE-së për të gjetur zgjidhje për ato që po përjetojmë për mediat online jo vetëm në Shqipëri po gjithë botën. Do të trajtojmë urrejtjen në përgjithësi që shpërndahet në mediat online si lëndë djegëse që nxit mediat. OSBE-ja është në harmoni të plotë me ne për këtë ligj” tha ai.

Teksa u pyet për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vjena se si kryetar në detyrë i OSBE, do të punojë që kjo krizë mes dy vendeve të mos thellohet. Rama duke iu përgjigjur gazetarëve është shprehur se do të punojë mbi bazat e  marrëveshjes së Minskit ku edhe Rusia edhe Ukraina janë dakord me të.

“Theksoj atë që unë thash, në paraqitjen time. Kryesuesi i OSBE unë nuk duhet të shprehë qëndrime, pikëpamje që mund të jenë të natyrshme kur flas si kryeministër i Shqipërisë, por në këtë pozitë që jam si kryesues i OSBE kjo nuk do të jetë njësojë. Kështu si kryesues i OSBE është të nxisë dialogun dhe mënyrën për të ecur përpare dhe të garantojmë paqe. Kriza në Ukrainë dhe rrotull saj është një sfidë shumë e madhe në Evropë. Duhet të mbështesim punën e monitoruesve në këtë zonë. Të punojnë me përfaqësuesin special . Të jemi sa më pozitiv që dy vendet të ruajnë paqen. Jam fuqimisht i angazhuar me vizitën në Rusi, që kjo krizë me Ukrainën të mos shkallëzohet më tej. Në mënyrë të vazhdueshme që të zbatohet marrëveshja e Minskit. E kemi marrë si bazë të njohur nga të dyja palët. ” tha Rama.

Më tej Rama është pyetur sërish për pushtimin e Krimes nga Rusia, ndërsa kryeministri është shprehur se për këtë çështje nuk mund të flasë si një person i vetëm pasi do të jenë të gjitha shtetet që do të kontribuojnë për zgjidhjen e këtij problemi.

“Qëllimin e kam thënë. Ne duhet të shikojmë të gjitha mënyrat e mundshme që t;i sjellim palët afër njëra tjetrës. Qeveria e Shqipërisë kemi qenë të hapur për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Por si kreu i OSBE nuk mund të jem kaq i hapur. Këto 57 shtet do të jenë bashkë për të ndihmuar për të zgjidhur këtë. Jam këtu që të zgjidh probleme, i uroj fat vetës dhe sekretarit të përgjithshëm në këtë rrugë“, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
Humb kontrollin e motoçikletës e bie në kanal, gjen vdekjen 42-vjeçari në Lushnjë

Humb kontrollin e motoçikletës e bie në kanal, gjen vdekjen 42-vjeçari në Lushnjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In