• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa 8+, Rama: Buxheti nuk ndryshon, ligji i arsimit të lartë nuk preket

by Java News
26/12/2018 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama përmes një deklaratë për mediat njoftoi sot se qeveria ka miratuar vendimet për 8 kërkesat e studentëve

Kreu i qeverisë deklaroi se mbështetja shkon përtej kërkesave të studentëve, ku paketa e qeverisë do të jetë 8+. Kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të ketë rishikim të buxhetit, ndërsa u shpreh i vendosur se ligji i arsimit të lartë nuk do të preket, dy kërkesa këto të opozitës.

PAKETA 8+

“ Paketa jonë do të jetë 8+. Uroj që dialogu do të vazhdojë dhe ndërkohë paketa, pakti i universitetit do tu ofrohet studentëve për ta parë dhe vlerësuar dhe kontribuar që në fund të kemi një marrëveshje të madhe mirëkuptimi dhe angazhimesh mes qeverisë dhe studentëve. Por deri tani kemi vendosur që të gjitha vendet në administratë publike të jenë në dispozicion të studentëve më të mirë. Vendim i KM për punësimin e studentëve më të mirë në administratën shtetërore, pjesë e shërbimit civil, ku kanë pengesë se kur shkojnë për konkurrim nuk kanë eksperiencë”, tha Rama

Kryeministri deklaroi se buxheti i shtetit nuk do të preket

NUK KA NDRYSHIM BUXHETI

“Nuk ka nevojë për ndryshim buxheti, financimi është i garantuar. Për tarifat financimi do të jetë brenda fondit të arsimit dhe në vijim është parashikuar gjithçka. Ata që kërkojnë ndryshime buxheti janë ata që duan që studentët mos dinë se cfarë kërkojnë, ndërkohë që unë e di mirë se cfarë kërkojnë. Gjithçka është e përllogaritur deri në qindarkën e fundit. Vendimi i qeverisë del në bazë të buxhetit. Fondi është i garantuar.”

PLAN B NËSE VAZHDON PROTESTA?

“Plani im është shumë i qartë, unë do të udhëheq protestën e studentëve, mund të qeshni, por do të shikoni që shumë shpejt do të jap protestës si kam kapur gjithë të tjerat”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ligji i arsimit të lartë nuk preket.

LIGJI I ARSIMIT TË LARTË

“Nuk ka asnjë arsye që ligji iarsimit të lartë të preket sot. Më e bukura është se nga të gjitha bisedat që kam bërë publike ose jo, deri tani nuk kam dëgjuar asnjë që të më japë një fakt që këtë zhvillim pozitiv të kërkuar e ka penguar ligji i arsimit të lartë, përkundrazi kam parë në vazhdimësi që shumë gjëra që kërkohen Ligji i arsimit të lartë i kërkon po ashtu. Kemi një boshllëk për të mbushur që është nga ligji tek ligjshmëria. Është njësoj si të thuash përderisa asnjë shqiptar trim nuk e vendoste rripin e sigurisë ligji nuk funksiononte dhe duhej të bënim një ligj tjetër. Edhe një fjalë kam për pedagogët që mbledhin firma për të prekur ligjin e arsimit të lartë që është shumë e rendësishme të ndajmë një herë pedagogët. Ka shumë pedagogë që janë heronj, por  ka dhe të tjerë që janë si ajo shprehja në atë filmin sa gjërat bëhen në emrin tënd o popull. Përpara sesa pedagogët të shkojnë tek  ligji është mirë që secili të provojë përputhjen e vet me ligjin sa i takon atyre që pretedon apo atyre që ai është, doktor… profesor.. i asociuar.. ligji nuk na pengon as për këtë… Prandaj ligji nuk ka asnjë aryse të preket

Ndryshimi i ligjit te arsimit te larte dhe i buxhetit ka qene nje kerkese e vazhdueshme e opozites. Presidenti Meta e riktheu per rishqyrtim buxhetin, por u rrezua nga Kuvendi

Rishikimi i titujve akademikë 

Janë parë çudira, shkelje e plotë e standardit të udhëheqjes. U vendos kontrolli anti-plagjiaturë, si dhe kaloi projekt ligji, për kodin e sjelljes dhe integritet në kërkimin shkencor në Shqipëri. Është një projekt ligj që analizon këtë situatë.

Bordi i administrimit

Të gjithë anëtarët e bordeve de fakto janë të shkarkuar, de jure do të qëndrojnë deri në zëvendësimin, pasi mund të ketë emergjenca. Zëvendësimet do të bëhen në mënyrë transparente.

Një prej anëtarëve të qeverisë, do të vijë si propozim nga student, jo student, por figura të njohura që janë për këtë fushë.

Karta e Studentit 

Në nëntor 2018 është lidhur marrëveshja dhe po punojmë për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e vendeve që marrin kartë studenti evropiane.

Biblioteka dixhitale

Është vendosur marsi si afat për krijimin e një biblioteke dixhitale globale.

Javanews/a.çupaj

https://www.javanews.al/vendimet-e-qeverise-studentet-qe-sdo-paguajne-tarife-dhe-ata-qe-perfitojne-burse-10-mije-leke/

Next Post
Janë pesë mënyra se si të rritet niveli intelektual

Janë pesë mënyra se si të rritet niveli intelektual

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Betimi i Endri Shabanit “déjà vu” i atij të Arta Markut 8 vite më parë: Nuk ndryshojnë flakadanët, kaosi…

Betimi i Endri Shabanit “déjà vu” i atij të Arta Markut 8 vite më parë: Nuk ndryshojnë flakadanët, kaosi…

December 18, 2025
Greqi, goditet grupi i drogës, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena (EMRI)

Greqi, goditet grupi i drogës, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena (EMRI)

December 18, 2025
Berisha nga Kavaja: Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne, ta përmbysim diktaturën e dytë! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

Berisha nga Kavaja: Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne, ta përmbysim diktaturën e dytë! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

December 18, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Të dëshpëruar, që nuk gëzojnë dot shanset që po u jep drejtësia

December 18, 2025
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Kaosi dhe dhuna e deputetëve të PD në Kuvend, Shehi: Zhurmë dhe skenë e përsëritur që nuk ka rezultat

December 18, 2025
Fatos Klosi: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur, këto janë vendet më të rrezikuara

Meta rrëfehet në SPAK për “21 janarin”/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

December 18, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Edhe unë jam këtu (mos harroni!)

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut/ Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, jo e verbër! Mund të ‘vdesë’ kur prek pushtetin tjetër

Këshilli për Imunitetin/ Çështja Balluku, zbulohet kush e shoqëron nesër prokurorin Prençi në mbledhje…

December 18, 2025
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para protestës

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para protestës

December 18, 2025
Ekspertiza del në konkluzion, vjedhja që u shoqërua me të shtëna! Një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje

Ekspertiza del në konkluzion, vjedhja që u shoqërua me të shtëna! Një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In