• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paketa 1. Pse 1? Po sa? 2. Pse 2? Po sa? 3. Ku treshi?

by Java News
03/06/2020 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Meri Lika

Motorët e ekonomive në të gjithë botën janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto ndërmarrje sot janë me ujin te gryka. Situata e karantinës i ka lënë pa oksigjen financiar dhe disa janë në prag kolapsi.

Mijëra prej tyre, të përfshira në industrinë e prodhimit, tregtisë, ndërtimit dhe shërbimeve, ky i fundit sipas të dhënave të Komunitetit Europian është një nga sektorët më të prekur nga situata Covid-19, nuk po prodhojnë dot të ardhura dhe as nuk po marrin dot të ardhura.

Shumë prej tyre kanë mbetur pa likuiditet për të paguar punonjësit dhe furnitorët, ose janë duke mbaruar rezervat e tyre të kursimeve për të përmbushur detyrimet. Dhe gjatë kësaj kohe janë grumbulluar shpenzimet e qirave apo edhe kreditë që shoqëritë kanë pasur më parë nëpër banka.

Në këtë moment duhet të merren masa urgjente nga qeveria për të ndihmuar ringritjen e NVM-e.

Qeveritë në të gjithë botën kanë miratuar masat e duhura për të shpëtuar ekonomitë e vendeve të tyre. Të gjitha qeveritë kanë lëvizur gurët për të kërkuar burime brenda vendit, por edhe jashtë.

Po qeveria jonë çfarë masash ka marrë?

Deri tani në dy paketat që ka bërë publike ndihmat ndaj bizneseve qofshin këta të mëdhenj apo NVM, kanë qenë të papërfillshme.

Deri në datën 20 maj 2020 sipas Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Sejko, kishin përfituar 260 biznese të vogla me një vlerë totale 29 milionë euro, dhe kanë qenë edhe 320 aplikime që prisnin. Gjithmonë flasim për Paketën e Parë.
Por ndërkohë që afati për aplikim për Garancinë sovrane të Paketës 1 ka mbaruar, bizneset ende nuk kanë përballë të firmosur, termat teknikë për Garancinë sovrane të Paketës 2.

Edhe pse nuk janë të përfunduar, këto terma tashmë dihen. Për kredinë, e cila do të shërbejë për kapital qarkullues, në mënyrë që t’i japë frymë biznesit, ka vetëm disa njoftime paraprake: do të ketë afat shlyerje 4 vite, normë interesi 5%, 60% garanci nga shteti dhe 40% duhet kolateral nga biznesi.

Për bankat biznesi kryesor është të japin hua, por, pavarësisht se kanë një garanci pjesore nga qeveria, bankat kërkojnë si kushte kryesore; performancën e biznesit përpara Covid, likuidimin e detyrimeve tatimore si dhe të sigurohet vazhdimësia, vetëm kështu mund t’i thuhet “Po” biznesit.

“Të kesh një kredi të lirë është shenjë e mirë, por jo sa duhet për të shmangur mbylljen e mijëra ndërmarrjeve dhe shkatërrimin e vendeve të punës”.

Qeveria, mendoj, se ende nuk e ka kuptuar se nëse kompanitë mbyllen, sistemi ekonomik do të hynte në kolaps. Si pasojë e kësaj, është koha që qeveria të lëvizë nga masat konvencionale në të guximshme në mënyrë që rafti i biznesit të vogël të mos thyhet dhe ekonomia e vendit të vazhdojë.

Shumë shqiptarë mendojnë se në vend veprojnë, mbi të gjitha, shoqëri të mesme dhe të mëdha. Por realiteti është krejt ndryshe: pëlhura e biznesit është shumë e ndjeshme sepse shumica e tyre janë njësi prodhuese të vogla ose shumë të vogla, shumë prej tyre janë informale ose nga ato që luftojnë për mbijetesë. Sipas të dhënave të INSTAT, 99.8% të të gjitha ndërmarrjeve janë Ndërmarrjet e Mesme dhe të Vogla. Kjo do të thotë se Shqipëria, në realitet, është një vend i mikronjësive.

Për rrjedhojë, e ardhmja e këtyre njësive është shumë e rëndësishme për vendin.

Strategjia që duhet të ndjekë qeveria duhet të jetë e bazuar në tri fronte, përmbajtja e krizave, rimëkëmbja dhe financimi, dhe kjo do të ishte vendimtare.

Një, zgjerimi i masave emergjente që synojnë mbështetjen e likuiditetit të shoqërive të vogla dhe të mesme dhe ruajtjen e punësimit. Bizneset e vogla dhe profesionet e lira kanë nevojë për mbështetje të drejtpërdrejtë për të parandaluar mbylljen e tyre, dhe jo vetëm kredi të lirë.

Në Gjermani, Francë dhe Itali, bizneset e vogla në vështirësi marrin një kontribut dhe mbështetje monetare për të rinegociuar qiratë tregtare dhe pagimin e taksave.

Po kështu, zbatimi i një garancie universale të punësimit, siç ekziston në vendet nordike, është thelbësore për të parandaluar papunësinë afatgjatë tek të rinjtë, punëtorët e pasigurt dhe të tjerët që nuk janë të përfshirë në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Po kur do të fillojë aplikimi i Paketës 2? Po Paketa 3, të cilën ministri Ahmetaj e reklamoi ndërkohë që u bë publike Paketa 2 dhe që sipas tij, do të kishte në fokus rimëkëmbjen e ekonomisë, kur do të bëhet publike?

Publikimi i paketave të ndihmës qeveritare është bërë si lojë kungulleshkash, por që deri tani nuk kanë zgjidhur asgjë përveçse kanë dhënë lëmoshën e radhës.

Kolapsi është afër, a do ta shmangë dot qeveria?

Next Post
Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen e “CEZ”, shkak mungesa e gjyqtares Fatmira Hajdari

Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen e "CEZ", shkak mungesa e gjyqtares Fatmira Hajdari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com