Largimi i Manjanit nuk ka qenë shumë i lehtë për Ilir Metën. “Panorama” zbulon edhe arsyet se përse Ylli Manjani është irrituar me kreun e LSI-së, Ilir Meta.
Ministri i shkarkuar i Drejtësisë hodhi akuza të forta ditën e sotme pas shkarkimit për kryeministrin Rama, por edhe me Metën nuk ishte fort i kënaqur.
“Panorama” mëson se pasi Rama i kërkoi Metës shkarkimin e Manjanit, kreu i LSI-së pranoi. Kjo ka qenë arsyeja se përse Manjani u irritua me Metën.
Më pas, Meta i kërkoi Manjanit që të dorëhiqej, pikërisht ditën e djeshme, por Manjani ka refuzuar.
Madje, kur u pyet nga gazetarët ditën e sotme, ai nuk ishte i sigurt nëse do të ishte më pjesë e LSI.
“Edhe po nuk qëndrova në LSI do të vazhdoj punën time si avokat. E kam pelerinën akoma, është ende e freskët, nuk ka asnjë problem për mua”, tha ai./a.m.