• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pakënaqësia kundër Bashës shtrihet në bazë, mënyra e drejtimit nuk premton fitore

by Java News
01/11/2016 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merr një tjetër dimension pakënaqësia në Partinë Demokratike ndaj kryetarit Lulzim Basha për mënyrën se si po e drejton partinë më të madhe në opozitë si dhe për mungesën e një strategjie konkrete dhe të besueshme, për t’a rikthyer një ditë të pushtet. Përpos një grupi deputetësh të PD, duke nisur që nga Jozefina Topalli, Eduard Selami, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Arben Imami etj., tashmë janë strukturat lokale dhe baza e Partisë Demokratike, të cilët kanë paralajmëruar falimentimin dhe shthurjen e Partisë Demokratike, nën drejtimin e Bashës, në sy të këtij të fundit. Edhe pse gjatë turit të tij nëpër rrethe, Basha është kujdesur për evituar takimet në degët problematike, ku ka pakënaqësi të mëdha dhe ku janë shkarkuar kryetarët, takimi me dyert të mbyllura me drejtuesit e strukturave të PD në Mat, është karakterizuar nga tensione dhe akuza të forta.

Takimet e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha me qytetarët dhe drejtuesit e strukturave të PD në rrethe nuk janë aq teatrale sa ç’paraqiten dhe pasqyrohen nga zyra e shtypit të PD, ku vetëm bëhen konstatime kundër qeverisë, flitet për hashashin dhe vendosen kushte për zgjedhjet. Takimi i kryetarit Basha, me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike të Matit, i mbajtur ditën e diel në Burrel, është dominuar nga problemet e brendshme të partisë, ku Basha ka marrë një mesazh të fortë. Sipas burimeve, gjatë takimit, me tone të larta, themelues dhe drejtues e PD në Burrel si dhe të zonave të Lisit, Batrrës dhe Karicës, kanë deklaruar se, Partia Demokratike, nën drejtimin e Bashës, po shkon drejt falimentimit, duke paralajmëruar në të njëjtën kohë mundësinë e përfundimit si forcë e tretë në zgjedhjet parlamentare të 2017. Themeluesit dhe drejtuesit e strukturave, në sy të Bashës, e kanë vënë theksin tek çorganizimi i partisë, dobësimi i strukturave për shkak të largimit të anëtarëve drejt partive të tjera, mosmarrëveshjet brenda llojit, keqdrejtimi i Bashkisë Mat nga përfaqësuesi demokrat, emërimet klanore dhe nepotike në Bashkinë Mat, dështimi i departamenteve, mungesa e hapjes së partisë etj. Teksa Basha ka ruajtur qetësinë, duke premtuar rikthimin në një kohë të shpejtë në Burrel, për diskutimin dhe adresimin e këtyre problemeve, diskutuesit kanë konstatuar gjithashtu mungesën e frymës, programit dhe mungesës e aleancave të rëndësishme për zgjedhjet e 2017.

Mbetet për t’u parë nëse debatet në takimet e fundit të Lulzim Bashës janë shpërthime spontane apo të organizuara nga dora e Sali Berishës, i cili mund të shikojë mundësinë e zëvendësimit të Bashës, gjithnjë pas një humbjeje të mundshme në zgjedhjet e 2017. Shpeshherë zëra nga baza kanë kërkuar rikthimin e Sali Berishës në PD, boshllëkun e të cilit e kanë vënë në pah herë pas here edhe deputetë të kësaj partie. Por, ndërkohë, në rrethet mediatike dhe politike flitet edhe për një projektim të mundshëm të Bujar Nishanit në krye të PD, i cili ka rritur mbështetjen në radhët e djathtës, sidomos pas dekorimit të ballistëve, por edhe familjarëve dhe miqve të Berishës.

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, në këtë takim, Basha u njoh me shqetësimin e madh të banorëve për kultivimin e drogës në Mat. “Trafikantët i marrin gratë dhe të rinjtë si skllevër me sy të mbyllur dhe i çojnë të punojnë në arat e kanabisit, nën mbrojtjen e drejtuesve të policisë që ndajnë me ta paratë e drogës”, thanë ata sipas PD. Kjo gjendje, theksoi kryetari i Partisë Demokratike është pasojë direkte e inkriminimit të shtetit. “Kriminelëve dhe trafikantëve që i futi në Parlament dhe administratë, Edi Rama u hapi rrugët e drogës, ndërsa qytetarëve u la si alternativë varfërinë, emigracionin ose punën si argat në arat e kanabisit. I hapën dyert krimit, i kandiduan për deputetë, i futën në Parlament, i bënë kryetar bashkish. Por nuk u mjaftuan; i bënë drejtorë në administratë, i bënë shefa komisariatesh e drejtorë krimesh si këtu në Burrel. Efekti kulminant i kësaj politike të pastër të inkriminimit të shtetit është mbulimi i gjithë sipërfaqes së vendit nga droga”, ka theksuar Basha.

Sipas Bashës mbulimi i vendit me drogë është projekt politik i Edi Ramës. “Ky njeri jo vetëm nuk mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet, por që ditën e parë i braktisi ato, nuk u përpoq t’i mbante, nuk kishte ndërmend t’i mbante. Çfarë kishte ndërmend e pamë. Tani që ditët e mandatit po i mbarojnë e kemi fare të qartë se çfarë kishte ndërmend. Kishte ndërmend që buxhetin ta mbante për vete dhe për një grusht miqsh. Kishte ndërmend që krimit që e solli në pushtet dhe e mban në pushtet t’i hapë dyert e drogës dhe popullin ta vinte përpara disa alternativave; varfëri, emigracion, burg ose argat në kooperativën e drogës të Edi Ramës me shokë”, pohoi Basha.
Shqiptarja/d.i.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Rrëmuja me adresat, 910 milionë lekë për faqen e komunikimit për regjistrimin e shtetasve brenda e jashtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, molotovët thyejnë xhamat e bizneseve buzë rrugës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In