Partia Socialiste e Shqipërisë ka organizuar mbledhjen e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Kjo mbledhje vjen pak orë pas ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.
Kujtojmë se ky vendim u mor pas konferencës së jashtëzakonshme të kreut të shtetit Meta, i cili firmosi shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ndërsa për sa i përket Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të Shtetit, Ilir Meta, pritet që të drejtohet nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
Ky Komisioni do ketë në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re.
g.kosovari