• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pajtuesi i gjaqeve flet për hakmarrjen e 17-vjeçarit: Leka s’kishte lidhje me vrasjen, nuk kishte frikë

by A R
25/01/2022 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja e ndodhur në Lezhë ku një 17-vjeçar vrau 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj për gjakmarrje ka marrë përmasa të mëdha, për shkak të dinamikës së saj.

Misionari i pajtimit të gjaqeve Pjetër Gjoka tregon se pas ngjarjes së 2009 ka patur disa tentativa për të bërë pajtimin mes familjeve, por përveç një garancie të përkohshme nuk është arritur pajtimi, për shkak se fëmijët e familjes Pervathi ishin të mitur e ndërsa nga familjarët nuk ka patur interes të veçantë.

Sipas tij, me vrasjen e një ditë më parë në bazë të Kanunit, gjaku është larë me gjak, dhe këtu duhet të përfundojë gjakmarrja mes familjeve, ndërsa siguron se me shoqatën që përfaqëson do bëjnë ç’të jetë e mundur për ta ndalur me kaq gjakmarrjen mes familjeve.

Nga ana tjetër Florian Pervathi ka dhënë dëshminë e tij para prokurorit, ku sipas burimeve nuk ka shfaqur shenja pendese, ndërsa ka theksuar se e ka marrë këtë akt në shenjë hakmarrje për të atin.

Ngjarja e 2009: Që në 2009 madje dhe më parë, familjen e Lek Lekgjonaj e kam njohur nga afër. Vrasja në 2009 ka ndodhur për arsye mund t quaj banale, pavarësisht se këtu ishin përfshirë edhe arsyet e pronësisë, jo gardhi, kufiri etj, Gjithsesi nuk kishte asnjë arsye që të shkonte deri tek vrasja. (Ndue Lekgjonaj) Kreu vrasjen e babait të Florianit edhe ndodhi ajo që ndodhi. Menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja, ndjeri Lek Lekgjonaj ka ardhur këtu, i shoqëruar nga një makinë që ditën e dytë të ngjarjes, ishte pa u varrosur viktima. Ka ardhur dhe më tha mua më ka gjetur halli. Erdhi edhe për të më pyetur, për një farë asistence. Por edhe për të kërkuar ndihmë. Që në moment e pyeta, me kë erdhe, sepse ti je në këtë hall. Më tha jo unë nuk kam frikë, sepse nuk i jam i përshirë në ngjarje, jam i ndarë nga vëllai. Dhe unë besova që Leka nuk ishte i përfshirë, madje nuk kishte as dijeni. Kjo ndodhi dhe Leka për fatin e keq të tij, pati vëllain e tij që bëri vrasjen dhe i takoi që Leka të lante tani për vëllain e vet.

Pajtimi që nuk u arrit kurrë: Ne kemi ndërmjetësuar, por këtu ka qenë disi specifik. Ka qenë ndërhyrje shumë e vështirë sepse nuk kishte palë. Këto fëmijë të mitur rrinin tek gjyshërit, xhaxhallarët. Në atë kohë kam arritur të kontaktoj me njërin, një burrë me zë në fisin e Pervathëve, dhe pasi ai ka bërë përpjekjet e tij, ka biseduar me njerëzit e tij më ka thënë që për momentin ne nuk kemi asnjë synim të bëjnë gjakmarrje. Dhe më ka dhënë për momentin, një farë premtimi të çastit, jo pajtim, që nuk do ketë probleme dhe në fakt nuk pati probleme. Për pajtim ne nuk kemi ndërhyrë sepse nuk kemi pasur palë. Duhen palë në pajtim, me kë të merreshim vesh? Edhe gjyshi që e ka rritur ka vdekur, edhe xhaxhallarët sikur nuk u morën shumë me këtë punë.

Hakmarrja e Florianit: Nuk përjashtohet mundësi që kanë ndikuar të tjerët, apo mjedisi, por unë më tepër i mëshoj kësaj anës tjetër që Floriani u gatua që në filmim me tragjedinë e madhe, humbjen e dy prindërve, imagjinoni çfarë do të thotë të humbësh të dy prindërit në të njëjtën ditë. Kjo traumë e ka shoqëruar për shumë e shumë vite. Pavarësisht se kujdesej dikush për të. Ne kemi qene të gjithë të rinj të moshës së tij dhe unë po ju them që nga ajo moshë që ka qenë Floriani në atë kohë unë kam fiksuar më shumë gjëra. Floriani është gatuar kështu që në fillim ka ardhur duke e mbajtur, duke e forcuar ndjenjën e hakmarrjen sepse e ka përjetuar, është gatuar kështu që në fillim.

/a.r

Next Post
Veliaj: Kandidoj për mandatin e 3 në Bashkinë Tiranë, kam bekimin e Ramës! Kullat në selinë blu? Ka projekt nga pronarët e tokës, por kanë konflikt me PD

FSHF regjistroi Veliajn / Rama: I neveris përgjimet në ambiente jopublike. S'merren as si prova fajësie, as si prova vërtetësie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In