• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pajisje elektroshtëpiake për 50 familje që preken nga Unaza e Madhe

by Java News
27/11/2018 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa familjet që preken nga gjurma e Unazës së Madhe po sistemohen në banesat e reja sociale në Shkozë, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe për kompletimin e tyre me të gjitha mobiljet dhe pajisjet e nevojshme elektroshtëpiake. Nismës së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan kompani që merret me elektroshtëpiake, e cila ka dhuruar pajisje për 50 familjet që po sistemohen në banesat sociale me kushte komode.

“Falë këtij donacioni kemi elektroshtëpiaket për 50 familje, kryesisht në banesat sociale, ku kanë nisur të akomodohen familjet e zonës së “Astirit”, që ata të marrin një jetë më të mirë në një shtëpi të re dhe për të ikur nga shtëpia, nga streha apo plevica, të ndërtuara mbi kanale të ujërave të zeza apo në gjurmë të rrugës”, theksoi Veliaj, nga mjediset e Rezervave të Emergjencës së Tiranës.

Ai deklaroi se puna për ndërtimin e Unazës së Madhe nuk do të ndalet, por paralelisht do të bëhet edhe plotësimi i të gjitha nevojave sociale për familjet që preken nga ky projekt. “Për ta është një fillim i ri, edhe për qytetin është një fillim i ri. Ideja është që edhe rruga të bëhet, por edhe të gjitha nevojat sociale të përmbushen. Kështu që, sot me këto 50 komplete elektroshtëpiake, dhe të tjera që kompania do të na i sjellë në dispozicion, si në banesat që do të jenë me bonus qiraje, ashtu edhe në ato që janë banesat sociale në Shkozë, do të kemi kompletim me kushte shumë herë më të mira sesa shtëpitë që po lëmë pas tek “Astiri”, që do t’i hapin rrugë ‘Unazës së Re’”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje të gjitha kompanive dhe qytetarëve të Tiranës që të kontribuojnë për të ndihmuar njerëzit në nevojë në këtë stinë festash. “Dua t’i ftoj të gjitha kompanitë të ndjekin këtë shembull. E di që nevojat nuk mbarojnë kurrë, por ama edhe bujaria nuk mbaron asnjëherë. Nëse një kompani mund të japë një pjesë të bollëkut dhe të begatisë së vet, jam i sigurt se mund ta bëjnë edhe kompanitë e tjera. Kush ka mobilje për të dhuruar, kush ka sete dhe komplete vesh-mbathjesh për të dhuruar, duam që kjo stinë e festave të mos gjejë asnjë njeri në rrugë, që Bashkia të bëjë të gjithë paketën sociale dhe të lejojë më pas qeverinë që të bëjë paketën e investimeve”, u shpreh ai.

Next Post
Plagosja e polices, ndërpritet importi dhe tregtimi i lëndëve plasëse

Plagosja e polices, ndërpritet importi dhe tregtimi i lëndëve plasëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In