• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pajisja përgjuese “IMSI Catcher” hyri në burgje?

by Java News
24/06/2016 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria sekuestroi librat e hyrje-daljeve te dy burgjeve ne vend pas dyshimeve se ne keto institucione ka hyre pajisja përgjuese “IMSI Catcher”. Burime prane organit te akuzës, thane se jane sekuestruar regjistrat e paraburgimit 302 dhe atij te sigurisë se larte ne Peqin.

Kjo per arsye se ne orën 2:00 te mëngjesit të vitit 2015 ne paraburgimin “Mine Peza” në Tiranë, rezulton të kenë hyrë oficerë të drejtorisë operacionale së bashku me Entiol Xhelilajn, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

E njëjta histori dhe në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ndërkohë që hetuesit dyshojnë se hyrja e tyre në këto dy burgje është bërë në kundërshtim me ligjin. Kjo pasi del se fletë hyrjet janë bërë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, në një kohë që është organi i akuzës autoriteti që vendos në të tilla raste.

I pyetur nese ka dijeni për këtë rast, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, preferoi t’i shmangej përgjigjes.

Prokuroria dyshon se pajisja është përdorur në paraburgimin 302 në një periudhë ku aty mbahen disa prej emrave të njohur të lidhur me krimin, por edhe Vladimir Gjuta, i cili dyshohej si i përfshirë në vendosjen e tritolit të babait të Ministrit të Brendshëm. Per skandalin e pajisjes përgjuese, u pezullua Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, por qe u rikthye në detyrë pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Sipas prokurorisë, “IMSI Catcher” mbahej në godinën e forcave operacionale drejtuesi i së cilës Artion Duka ndodhet në arrest shtëpie së bashku me vartësin Entiol Xhelilaj./Vizion plus/a.k

Next Post

Boris Johnson, kandidat për të pasuar David Cameron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In