• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pajisja me pasaporta”, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile: Qytetarë, mos humbni kohë!

by Java News
14/01/2019 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, ka apeluar për të gjithë qytetarët që të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta biometrike. I ftuar në studion e emisionit “Koha për t’u zgjuar” në News 24, ai theksoi se zyrat e gjendjeve civile do të jenë të hapura për të kryer të gjithë aplikimet me qëllim që qytetarët të pajisen në kohë rekord me dokumentet e identitetit.

Në fjalën e tij, ai përsëriti faktin se nëse nuk pajisen me karta dhe pasaporta, qytetarët humbasin kështu të drejtën për të marrë shërbimet në zyrat shtetërore apo edhe ato private. Duke shtuar se janë 1.4 milionë karta dhe pasaporta, të cilat skadojnë duke nisur nga muaji shkurt, Doracaj ftoi qytetarët të aplikojnë dhe mos ta lënë këtë proces për ditën e fundit.

INTERVISTA E PLOTË:

Çfarë ndodh me pasaportat dhe kartat  e identitetit?

Më lejoni t’iu informoj përmes emisionit tuaj, që tashmë janë bërë 10 vjet nga aplikimi i parë për dokumente biometrikë për karta identiteti e pasaporta dhe ka filluar ose më sakët në fillim të muajit shkurt, fillon afati i skadimit për të gjitha ata shtetas që kanë aplikuar 10 vite më parë. Ne kemi filluar komunikuar komunikimin intensiv me publikun me shtetasit shqiptar, të cilët kanë vlefshmërinë e kartave të cilat iu skadojnë gjatë  muajit shkurt me qëllim që ata tiu drejtohen zyrave për t’u pajisur me dokumentet e  rinj të identitetit.

Unë isha në një nga zyrat para ca ditësh, dhe kishte një radhë të madhe njerëzish, si do të të organizohet kjo gjë sepse besoj se do të këtë dyndje në këtë moment?

Tashmë ka filluar organizimi, është një punë që ka vijuar më parë. Nuk është vetëm çështja e momentit të fundit. Vihet re një fluks në rritje. Unë dua të falënderoj qytetarët të cilët  ia janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve për tu [pajisur me dokumente të vlefshme. Edhe në Durrës, këtu ku jemi sot ë hapen zyra dhe poste të reja  aplikim për qytetarët në mënyrë që të eliminojmë radhët në aplikim.

Flitet për 1.4 mln karta dhe pasaporta, do të arrihet që deri në momentin e zgjedhjeve që të pajisen qytetarët me këtë?

Më lejon që tu sjell në vëmendjen tuaj që 10 vite më parë ka qenë e njëjta situatë, ku edhe ambientet e shërbimit nuk ishin siç janë sot dhe fluksi ishte edhe më i madh. Ne kemi arritur të marrim masat për të krijuar shpejtësinë e aplikimit për shtetasit shqiptarë.

Çfarë do t’iu thoni qytetarëve në këto rrethana?

Unë dua të mirëkuptoj dhe falënderon që janë përgjigjur thirrjeve, kompania koncesion are po marrin masa për të punuar me orar të zgjatur, orar pa orar.  Të shtunave dhe të dielave ne do të punojmkë dhe do të ndihojmë qytetarët. Vetëm ditën e shtunë në Tiranë janë bërë më shumë se 1 mijë aplikime për karta.

Fluksi do të përballohet?

Fluksi do të përballohet si nga ana e burimeve njerëzore ashtu edhe në prodhimin e kartave biometrike në kohën e nevojshme.

Kur e ka të detyrueshme një qytetarë e ka detyrueshme të shkojë për të rinovuar kartën apo pasaportën?

Në momentin kur e konstaton se ka një datë skadimi. Më lejoni se këtë do të sqaroje, nëse ju posedonin në ID kartë, e cila është e skaduar apo në prag skadence ju nuk mund të merrni shërbimet jo vetëm në sportelet e shtetit, por as në ato private. Në lidhje me pasaportën është e vërtetë se tre muaj para se të dkadojë nuk mund të udhëtojnë  aeroporte apo në pikat kufitare.

Një kujtesë për të gjithë qytetarët që të shikojnë datën e skadencës…

Absolutisht. Ky ka qenë edhe qëllimi ynë i komunikimit që mos ta lënë qytetarët aplikimin për ditën e fundit, por ta shtrinë në kohë.

/a.meta

Next Post
Ahmetaj: Nuk ka më kthim pas! Lojërat e Fatit do mbyllen

Ahmetaj: Studentët që përjashtohen nga tarifat, rimbursim kush ka paguar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të hezitojnë të godasin Iranin dhe cili është roli i Kinës?

Pse SHBA-të hezitojnë të godasin Iranin dhe cili është roli i Kinës?

January 30, 2026
“Fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta”, Rama: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë

“Fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta”, Rama: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë

January 30, 2026
“S’vjen llokum nga shteti”, Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

“S’vjen llokum nga shteti”, Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

January 30, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Të djathtet shqiptarë të zhytur në luftë klasash

January 30, 2026
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

January 30, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

January 30, 2026
Schieder-gazetarëve: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli im institucional

Schieder-gazetarëve: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli im institucional

January 30, 2026
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin

January 30, 2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

January 30, 2026
Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In