Paguan taksinë me medaljen
Pawel Fajdek, kampioni i sapo shpallur i botës në hedhjen e çekiçit rrezikoi të humbiste medaljen e artë.
Polaku e festoi triumfin në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Pekin, por e ka tepruar me akoolin. Për të shkuar në hotel përdori një taksi dhe e pagoi shoferin me medaljen e fituar. Fajdek në pak çaste është penduar për veprimin duke njoftuar policinë për medaljen e humbur sipas tij.
Taksisiti është ndaluar në pak kohë, por fillimisht ai nuk kishte dashur ta dorëzojë duke pretenduar se ishte vetë sportisti, i cili e pagoi në këtë mënyrë. Në fund ai është bindur duke ia kthyer medaljen. Një ngjarje e pazakontë, që do t’i kishte peshuar Pawel Fajdek gjatë të gjithë jetës. Polaku në Pekin mbrojti titullin botëror të fituar 2 vite më parë në Moskë.