Nga Skënder Minxhozi/
Nëse ka një detyrim të hershëm dhe të papërmbushur (të tillë klasa jonë politike ka plot në fakt), ka qenë ai votës së emigrantëve shqiptarë me të drejtë vote. Mbi një milion shqiptarë të ikur gjatë gjithë harkut 30 vjeçar pas rënies së komunizmit, të cilët jetojnë sot në Evropë, SHBA e deri në Australinë e largët, nuk mund të votojnë, kryesisht për shkak shkaqe banale, që lidhen më së shumti me infrastrukturën elektorale dhe me frikën e partive për manipulimin e votave që ata mund të sjellin me postë apo në rrugë të tjera. Megjithëse këtë e bëjnë të gjitha shtetet demokratike, të cilat përfshijnë rregullisht shtetasit e tyre jashtë vendit, në në të gjitha zgjedhjet që mbahen aty.
Vota e emigrantëve duhej diskutuar e rakorduar qysh në ditën e parë të punës së Këshillit Politik që po merret me reformën elektorale. Mesa duket të gjithë ata që ngrohin karrigen në atë tryezë e kanë skartuar tashmë votën potenciale të qindra mijë shqiptarëve që banojnë jashtë vendit, si një koeficient të paqenë, si një shifër fantazëm që nuk meriton të llogaritet askund. E ndërsa listat e votuesve tanë nëpër qytetet e fshatrat janë të mbushura me emra personash që s’e kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën legjitime të votës, në vend të tyre kanë “votuar” manipulatorët e votave, të cilët i gjen me bollëk në të gjitha shtabet elektorale të partive shqiptare.
Vota e emigracionit është pengu i madh i zgjedhjeve tona, që nga agimi i hershëm i demokracisë në këtë vend, në vitin e largët 1991, kur u votua në sistem shumëpartiak. Një peng që ka ardhur duke u fryrë me kalimin e viteve, sa më shumë që fryhej edhe fenomeni i largimit nga Shqipëria. Sot, edhe po të banosh matanë malit të Gramozit, diku në fshatrat greke të kufirit, s’e ke mundësinë të votosh për ata që do të drejtojnë vendin tënd, megjithëse gjeografikisht nuk je më larg Tiranës, sesa banorët e Kukësit, Sarandës apo Tropojës.
Qindra mijë shqiptarë kanë ushqyer me bukë për dekada të tëra vendin që lanë pas. E kanë ushqyer në kuptimin më bazik të fjalës. Remitancat e tyre kanë derdhur miliarda euro në ekonominë e varfër shqiptare, ato kanë financuar shkollën, shtëpitë apo ushqimin mujor të qindra mijë njerëzve në çdo cep të këtij vendi. Nuk është e drejtë që këtyre shqiptarëve punëtorë dhe solidarë me Shqipërinë dhe familjet e tyre, t’u hiqet prej 30 vjetësh e drejta e votës.
Emigracioni shqiptar e ka “blerë” me gjak e me djersë, nëse do të përdornim një term banal për rastin në fjalë, të drejtën për të votuar për të ardhmen e vendit të vet. Çdo koment malinj se këta s’paskan më të drejtë të votojnë, pasi i kanë kthyer shpinën Shqipërisë, është sa banal aq edhe i padrejtë.
Politika e Tiranës ka për detyrim madhor që të sigurojë të drejtën e votës, për të gjithë ata shqiptarë që dëshërojnë ta ushtrojnë këtë të drejtë, apo që munden të votojnë nga pikëpamja ligjore. Sepse kësisoj zgjedhjet shqiptare do të fitonin edhe një prurje votuesish, të cilët për arsye edhe të ambjentit ku jetojnë, edhe të shoqërive të hapura e të zhvilluara ku kanë kaluar një pjesë te jetës së tyre, mund të jenë disa herë edhe më të ftohtë e objektivë në votim, sesa ne këtu, që e jetojmë me pasion sherrin politik. Një demokraci e votuar nga më shumë zgjedhës, është një demokraci më solide.
O z. Minxhozi, po te ndjek tek Balla dhe po degjoj mashtrimet e Majkos.
Ju e pyetet, a keni vene ju ndonje gur per votimin e emigranteve.
Dhe si u pergjegj se ka vene ministria e jashteme.
Po ky si minister i diaspores, cfare ka bere? Zero pune. Ja futi kot. Genjeu. Nuk ka asnje regjister adresash per emigrantet. Kete e tha edhe Rama dje. Dhe Rama e la ne deshiren e emigranteve te regjistrohen per te votuar.
Sepse Majko nuk e di sess emigrante ka ne Itali Greqi, Gjermani, Angli, SHBA, Kine, Rusi. Pyete, nese e di.
Kam 6 familjare ne emigrim dhe askush nuk i ka pyetur per adresen. Ndersa shtetet perkatese i kane adresat e tyre.
I kane ne tatime, sigurime, bashki, elektrik, ujesjellesa, kuestura, ne zyrat e lejeve te qendrimit etj. etj.
Po kush ti mare? Majko? Ky llafazan i paafte per asnje pune.
Thjesht me nje marreveshje bilaterale, idhin mare me kohe gjithe adresat e emigranteve. Po duhet nje njeri pak fare i zgjuar. Dhe psk fare puntor. Majko eshte nje petac qe nuk ben dhe nuk di te beje asnje pune.
Thjesht nuk realizohet as pss dhjete vjetesh votimi i emigranteve.