• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pagesat korruptive të tatimeve dhe doganave, në nivelin më të lartë në rajon

by Java News
17/10/2017 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korrupsioni është një shkak i lartë për informalitet në pagesën e detyrimeve tatimore në Shqipëri. Barometri i Ballkanit gjeti në një anketim të bërë me bizneset në rajon se kompanitë në Shqipëri bëjnë pagesa korruptive për mospagesën e taksave më shumë se vendet e tjera në rajon.

Rreth 55% e bizneseve raportuan për 2017-n se bënë pagesa korruptive gjithmonë, ndonjëherë, ose vazhdimisht. 25% i tyre i bënin këto pagesa në mënyrë periodikë dhe 5% e bizneseve kanë pohuar se gjithmonë u paguajnë tarifa korrupsioni inspektorëve të tatimeve dhe doganave dhe 28% paguajnë ndonjëherë.

Në vitin 2016, sipas Barometrit të Ballkanit, situata ka qenë edhe më alarmante, pasi 70% e bizneseve në Shqipëri kanë pohuar se bënë pagesa korruptive ndaj punonjësve të administratës fiskale, gjithmonë, shpesh ose ndonjëherë.

Nivel të lartë pagesash ka edhe Kosova, por pjesa më e madhe e bizneseve pohojnë se paguajnë ndonjëherë ryshfet.

Në vendet e tjera të rajonit, përqindja e bizneseve që japin ryshfet kundrejt mospagesës së taksave ka qenë më e ulët. Bosnja dhe Kroacia kishin renditjen më të mirë në këtë drejtim, ku mbi 85% e bizneseve në këto vende kanë pohuar se nuk kryejnë pagesa korruptive, kundrejt një pakicë biznesesh që japin shumë rrallë ryshfet për punonjësit e fiskut.

Renditjen më të mirë e kanë pasur edhe Maqedonia dhe Mali i Zi, bizneset e të cilave kanë raportuar se bëjnë pagesa të rralla ryshfeti, kundrejt Serbisë ku një përqindje më e madhe e bizneseve raportojnë se bëjnë rregullisht pagesa korrupsioni për punonjësit e fiskut.

Edhe në anketime të tjera, biznesi ka pohuar se pagesat e korruptive janë një shqetësim në aktivitetin e tyre. Këshilli i Investimeve, në një anketim mbi perceptimin e biznesit në lidhje me shkaqet që krijojnë qasje në informalitet vitin e kaluar, gjeti se, 43% e bizneseve kanë thënë se ndikimi politik dhe korrupsioni e krijojnë informalitetin, ndërsa 39% e tyre janë përgjigjur se evazioni është nxitur nga mungesa e kapaciteteve në administratën tatimore dhe atë doganore.

Një pjesë tjetër e madhe e bizneseve, rreth 26%, mendojnë se evazioni është rezultat i taksave të larta.

Më tej, bizneset mendojnë se faktorë të tillë si cilësia e dobët e legjislacionit, konkurrenca e pandershme dhe fragmentizimi i sistemit tatimor janë nxitës të informalitetit.

Siç shihet nga rezultatet e anketimit, sistemi tatimor përbën një nga shtyllat kryesore që lehtëson ose vështirëson formalizimin e ekonomisë, por edhe bën ose jo më atraktive klimën e biznesit.

Në këndvështrimin e sistemit tatimor nga biznesi janë identifikuar si shqetësime: barra tatimore, fragmentizimi i sistemit tatimor, administrata tatimore dhe procedurat tatimore.

ma.me

Next Post
Edhe Newcastle do dalë në shitje

Edhe Newcastle do dalë në shitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më qesharaku në botë!”, Vuçiç reagon pas takimit mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe

“Më qesharaku në botë!”, Vuçiç reagon pas takimit mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe

January 25, 2026
Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën “Egnatia”, tre persona përfundojnë në spitalin e Durrësit

Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në rrugën “Egnatia”, tre persona përfundojnë në spitalin e Durrësit

January 25, 2026
Hoti kërkon karrigen e Abdixhikut: Do garoj për kryetar të LDK-së!

Hoti kërkon karrigen e Abdixhikut: Do garoj për kryetar të LDK-së!

January 25, 2026
Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

Mbahet panairi i Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Muzikës (NAMM) 2026

January 25, 2026
”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

”Time Magazine”: Deri në 30 mijë të vrarë gjatë trazirave në Iran

January 25, 2026
Shpëtohen 255 klandestinë në Mesdhe

50 viktima nga një tjetër tragjedi në Mesdhe, vetëm një i mbijetuar

January 25, 2026
“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

“Çfarë po bën, s’të vjen zor?”, gruaja e Petrit Ndout: E vranë duke mbrojtur tre të moshuar!

January 25, 2026
Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

Kamionët bllokojnë kufijtë e Ballkanit për 7 ditë, preket edhe Shqipëria

January 25, 2026
Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

January 25, 2026
Të dënuarit me vdekje padisin qeverinë: Jetojmë me frikë se kur do varemi

EMRI / Ndërron jetë i dënuari 20-vjeçar! Çfarë ndodhi në burgun e Shkodrës?

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In