• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagat sa për të mbajtur ‘frymën gjallë’, 64% e punonjësve në Shqipëri të pakënaqur

by Java News
04/10/2017 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sondazh i publikuar të mërkurën zbuloi se vetëm 37 për qind e të punësuarve në Kosovë dhe Shqipëri ishin të kënaqur me punën e tyre, ndërsa paga, respektimi nga punëdhënësi dhe puna jashtë orarit ishin shqetësimet kryesore.

Nga Ivana Dervishi

Vetëm 37 për qind e shqiptarëve dhe kosovarëve janë të kënaqur me punën e tyre, zbuloi një sondazh mbi nivelin e kënaqësisë në punë, i realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se 53 për qind e punonjësve ishin të pakënaqur nga puna që bënin dhe 11 për qind shumë të pakënaqur.

Anketimi përfshiu 1,429 persona të marrë si shembuj studimi në qytete të ndryshme të të dyja vendeve dhe u krye nga EP & Partners Consultancy shpk (EPPC).

Synimi i studimit ishte të kuptohej perceptimi i kënaqësisë nga puna të të anketuarve, ku pjesëmarrësit u pyetën sa ishin të kënaqur nga puna aktuale dhe sa shanse kishte që brenda një viti të kërkonin punë diku tjetër.

Pra, shqiptarët dhe kosovarët kanë 16 për qind më shumë pakënaqësi nga puna që bëjnë krahasuar me nivelin e pakënaqësisë në botë që është 48 për qind.

Punonjësit me përvojë dhe me paga të larta dhe të mesme përfitonin kënaqësinë më të lartë nga puna.

Të rinjtë janë më të pakënaqur nga puna, si dhe ata me paga të ulëta.

52% e të anketuarve u përgjigjën se po peshonin të kërkonin një punë të re, ku pretendimi për një pagë më të mirë është faktori më i rëndësishëm.

Kjo shifër në shkallë botërore, është disi më e lartë, në 55 për qind.

Ndërsa paga sipas sondazhit është arsyeja kryesore pse të anketuarit kërkojnë punë të re dhe njëkohësisht më të kënaqur nga puna që kanë, pesë aspektet më të rëndësishme të punës ishin gjithashtu: vlerësimi për punën për 71 për qind të të anketuarve; respektimi i punonjësve në punë, siguria si dhe atmosfera në vendin e punës.

Studimi i tregut të punës nga EP & Partners Consultancy shpk (EPPC) në Kosovë dhe Shqipëri zbuloi gjithashtu pretendime nga punonjësit për mosrespektim të Kodit të Punës në të dyja vendet.

“Të anketuarit shprehen të pakënaqur për faktin se një numër i tyre nuk kanë kontrata pune dhe aty ku kanë, në disa raste nuk respektohen”, thuhet në sondazh.

Shqiptarët dhe kosovarët janë gjithashtu të shqetësuar nga orari i zgjatur i punës (i papaguar) si dhe mungesa e pushimeve në fundjavë dhe në ditët e festave zyrtare.

BIRN

ma.me

Next Post
Plani i qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve

A po rrezikojnë konçesionet financat?! Ahmetaj: Ja cilat janë garancitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Meksikën. Momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Meksikën. Momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

January 2, 2026
“Zgjohet” Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Europë. Pamjet virale

“Zgjohet” Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Europë. Pamjet virale

January 2, 2026
“Më pushoi pasi më ngacmoi s*ksualisht”- Violinisti i njohur akuzon aktorin Will Smith për abuzim: Ja çfarë më tha pas takimit

“Më pushoi pasi më ngacmoi s*ksualisht”- Violinisti i njohur akuzon aktorin Will Smith për abuzim: Ja çfarë më tha pas takimit

January 2, 2026
Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Peqin, 2 të lënduar

January 2, 2026
Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

January 2, 2026
E diela mbuloi Shqipërinë me dëborë, por si parashikohet moti për javën e ardhshme

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Në zonat malore të qarkut të Vlorës priten reshje dëbore

January 2, 2026
Borë edhe në Dajt, ja temperaturat për ditën e sotme

Automjete të bllokuara nga dëbora në Qafë Thore, drejtuesit denoncojnë mungesën e borëpastrueseve

January 2, 2026
Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

January 2, 2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com