• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pagat për ata që nuk punojnë, 72 % e zviceranëve kundërshtojnë nismën

by A R
01/05/2016 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm në mesin e simpatizantëve të Partisë së Gjelbër ka një shumicë që do të votonte pro iniciativës, gjerësisht 61%. Madje edhe në Partinë socialdemokrate (SP/PS) kundër iniciativës do të ishin 49%, ndërsa në favor të saj janë 43%.

Sikur të votohej sot (e do të votohet jo larg, më 5 qershor), iniciativa për dhënien e pagave pa punuar do të kundërshtohej nga 72% e zviceranëve. Iniciativa që zyrtarisht quhet “për të ardhurat bazike të pakushtëzuara”, sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik GFS do të përkrahej nga vetëm 24% e zviceranëve me të drejtë vote., raportojnë mediat zvicerane.

Megjithatë, sipas GFS formësimi i qëndrimit kundër pritet të avancojë edhe më shumë, dhe për këtë arsye “gjithçka po flet për një Jo bindëse të dielën e referendumit, më 5 qershor”, transmeton albinfo.ch. Më tutje realizuesit e sondazhit thonë se argumenti më i rëndësishëm kundër iniciativës është ai se me të ardhurat bazë të pakushtëzuara nga puna, njerëzve do t`u mungojë joshja për të punuar.

Është interesante se vetëm në mesin e simpatizantëve të Partisë së Gjelbër ka një shumicë që do të votonte pro iniciativës, gjegjësisht 61%. Madje edhe në Partinë socialdemokrate (SP/PS) kundër iniciativës do të ishin 49% ndërsa në favor të saj 43%.

Ndërsa është fare e qartë se përqindja shumë e lartë e kundërshtarëve të pagave pa punë janë partitë e djathta, që duket se do të jenë edhe përcaktuese për dështimin e iniciativës, përcjell albinfo.ch. Kështu, 91% e ithtarëve të CVP/PDC-së do të votonin kundër. Ngjashëm, 85% kundër do të ishin votuesit e SVP/UDC-së dhe 82% ata të FDP/PLR-së.

Rreth kësaj iniciative qëkur është lançuar, ka pasur një debat të gjallë në të cilin ka mbizotëruar pala që e ka kundërshtuar atë. Në një votim të zhvilluar në parlament verën e kaluar, në favor të saj kanë votuar vetëm 14 deputetë.

Ndërkaq javëve të fundit ka qarkulluar një sondazh sipas të cilit është shënuar një rritje e dukshme e pranueshmërisë së iniciativës. Sipas tij, në Zvicrën Frankofone madje janë më të shumtë votuesit pro se sa ata kundër.

Ditë më parë, autori i ësaj iniciative me një deklarim të tij ka futur pasiguri edhe në mesin e votuesve potencialë pro. Ai ka thënë se “edhe po të fitojë në referendum, kjo iniciativë nuk ka mundësi të zbatimit praktik të shpejtë, shkruan albinfo.ch. Ajo mund të funksionojë vetëm nëse për një rregullim të ngjashëm të kësaj çështjeje do të vendosnin edhe shhtetet e BE-së, fqinje të Zvicrës./albinfo.ch/a.m.

Next Post

Sulme terrorist në një rajon policie në Turqi, 3 të vdekur dhe 14 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In