Revista franceze France Football ka publikuar pagat e trajnerëve të skuadrave finaliste në europiane.
Trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, është më i paguari, me 5 milionë euro në vit, i ndjekur nga Antonio Conte i Italisë dhe Fatih Terim i Turqisë, përkatësisht me 4.6 dhe 3.5 milionë euro.
Gianni De Biasi është në vendin e 14-të, me 280 mijë euro, ndërsa kampioni i botës, Joachim Loew i Gjermanisë, renditet i katërti, me 3.2 milionë, 200 mijë euro më tepër se kampioni në fuqi i Europës, Vicente del Bosque i Spanjës.
Bie në sy trajneri i Rusisë, Leonid Slutskij, i cili e drejton kombëtaren e vendit të tij falas.