• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagat e Reformës / Shehu: Të stimulohen edhe mjekët

by A R
21/08/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu, i cilësoi politika të limituara, që nuk mund të krijojnë zhvillim dhe begati për shqiptarët projektin për superpagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kuadër të reformës në drejtësi. Në një reagim në profilin e tij në “FB”, ai shprehet dakord me rritjen, por një gjë e tillë nuk mund të vlejë vetëm për sistemin e drejtësisë.

“Absurditeti e regresiviteti i pagave tek ne. Jam krejt dakord që domosdoshmërish duhet të jenë të larta, në fakt edhe sa janë parashikuar, janë më të ulëta se mesatarja europiane. Jam dakord gjithashtu se pagat e niveleve të tilla të përshtatshme janë stimuluese dhe deri në një masë, parandaluese të korrupsionit. Por kjo e vërtetë nuk është vetëm për sektorin e drejtësisë. Po një mjek që operon për orë e orë të tera, që shpëton jetë njerëzish, për të cilin nuk ka qetësi as natën, a nuk e ka të drejtën për t’u paguar në mënyrë dinjitoze?!”, shkruan z.Shehu. Ai vazhdon më tej: “A nuk duhet që edhe mjeku të stimulohet nëpërmjet pagave? Flasim për korrupsion midis mjekëve, a mund të zhduket ky me pagat ekzistuese për ata? Dhe këtu flasim për pjesë të sektorit publik, ku shoqëria nuk mund të ndahet në grupime të kaq diferencuara. E njëjta gjë është edhe për sektorët e tjerë, për universitetet, arsimin, policinë, administratën etj., që prej 4 vitesh nuk kanë asnjë rritje page. Unë nuk besoj se të tilla politika të limituara do të krijojnë zhvillim dhe begati për shqiptarët, me duken zgjidhje artificiale. Shqipëria ka nevojë për politika zhvilluese liberale globale. Qeverisja aktuale edhe për filozofinë e saj nuk i realizon”

r.a

Next Post
Fituesit në Universitete më 5 shtator

Fituesit në Universitete më 5 shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

March 4, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In