Lajmi se gazetarët e Agon Channel i kanë shkruar një letër pronarit Beçhetti ku i kanë kërkuar pagat e pamarra prej 6 muajsh, nuk është konfirmuar nga Drejtoresha e Informacionit Sonila Meço. Në një bisedë me gazetaren Anila Basha, Meço ka pranuar që problemi ekziston njësoj edhe për atë, por ka mohur të ketë dijeni se ekziston një letër e tillë.
Gazetarja Basha, njëkohësisht drejtuese e portalit newsbomb.al, ka zhvilluar një bisedë me Meçon ku ka zbardhur qëndrimin e drejtoreshës së Agon. Por në një postim në Facebook, Sonila shprehet se biseda ka qenë private dhe jo një intervistë për publikun.
“Megjithese bisede private me Anten e NewsBomb, eshte cituar si interviste. Gjithsesi ne kuti inbox-esh a ne mejdan, e verteta ndodhet aty. Shteti perballe qytetarit te vet eshte paradoks ne kete vend. C’ka po ndodh me Agon Channel eshte nje nder mijra shembujt” – shkruan Meço.









