• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paga minimale, qeveria propozon 23 – 24 mijë lekë të reja

by A R
16/02/2017 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Kombëtar i Punës pritet të mblidhet nesër për të diskutuar në lidhje me ndryshimin e pagës minimale e cila aktualisht është në nivelin 22,000 lekë.

Propozimi i qeverisë është që paga minimale për efekt të kontributeve shoqërore të rritet në nivelin 23,000 – 24,000 lekë. Pak ditë më parë ishte ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që deklaroi se rritja do të prekte edhe sektorin privat, ndërkohë që në administratën shtetërore ajo është parashikuar të rritet në nivelin 37,000 lekë.

Mbledhja e ditës së nesërme pritet të shoqërohet me diskutime, pasi sikundër mësohet nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ajo do të propozohet të rritet me 30% për të arritur në nivelin 28,600 lekë. Drejtuesit e sindikatave thonë se nëse qeveria do të jetë e gatshme të hyjë në negociata atëherë mund të zbritet deri në nivelin e 26,000 lekëve, por jo më poshtë. Ata thonë se paga minimale është shumë e ulët në Shqipëri dhe ka pothuajse katër vjet që nuk ndryshon.

Pritet që pasi të dëgjohen të gjitha palët, Këshilli Kombëtar i Punës do të dalë me një vendim për nivelin e ri të pagës minimale e cila më pas do të shkojë për miratim në qeveri.

Në fakt që në fillim të vitit të kaluar ka qenë Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve (DHKPV), e cila përmes një letre drejtuar kreut të qeverisë, i ka kërkuar rritjen e pagës minimale në nivel kombëtar, nga 22.000 lekë në 23.000 lekë.

Bordi Drejtues i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve argumentonte se kërkesa është bërë nisur nga situata, në të cilën është duke u zhvilluar veprimtaria e biznesit në sektorin e regjimit aktiv dhe të eksporteve; Koniunktura e tregut ndërkombëtar në fushën e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve; Niveli i kursit të këmbimit; Dëshira për të ndikuar në rritjen e konsumit dhe përmirësuar sado pak cilësinë e jetesës së të punësuarve tanë etj.
Ndërsa kërkonte që efektet e kësaj rritjeje të fillojnë nga 1 janar 2017, raporton “Monitori”.

Nga ky vendim pritet të preken më shumë sektori eksportues dhe i prodhimit, të cilën pagat e ulëta i kanë si avantazh konkurrues. Sipas tyre, kjo do të shoqërohet edhe me rritjen e kostove. Për sipërmarrësit e sektorit të prodhimit, me rritjen e kësaj page, rrezikohet që të rriten edhe çmimet, duke qenë se shpenzimi, sipas tyre, diku do të ‘shkarkohet’

Për sektorin e fasonit, rritja e kësaj page gjithashtu shihet si një veprim ‘shkatërrues’, siç e thonë dhe vetë ata, pasi rreth 60-70% të kostove të tyre e përbëjnë ato të punës. /b.d

Next Post
Avokati i Roshit: Ankimojmë në Kushtetuese përjashtimin dhe ligjin e dekriminalizimit

Gykata Kushtetuese shqyrton më 28 shkurt, padinë e Roshit për mandatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In