• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paga maksimale rritet në 141.1 mijë lekë, sa do të paguhet më shumë

by A R
05/05/2022 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga muaji prill, paga maksimale për efekt të llogaritjes së sigurimeve shoqërore do të jetë 141,133 lekë, nga 132,312 lekë që ishte më parë, sipas Ministrisë së Financave.

Paga maksimale është rritur me 6.7% me të njëjtën përqindje që u rrit edhe paga minimale., që nga 1 prilli është 32 mijë lekë, nga 30 mijë lekë që ishte më parë.

Rritja e pagës maksimale çon në pagesa më të larta të sigurimeve, si nga punëdhënësi, ashtu dhe nga punëmarrësi. Për pagat që janë mbi 140 mijë lekë në muaj, shuma shtesë që do të paguhet është 2,161 lekë në muaj, nga e cila 1,323 lekë nga punëdhënësi dhe 838 lekë nga punëmarrësi. Në total, sigurimet shoqërore për pagat 141 mijë lekë e më lart do të jenë 34.6 mijë lekë, me një rritje prej 6.7% (shiko tabelën: Si ndryshon pagesa e sigurimeve shoqërore pas rritjes së pagës maksimale)

Njëkohësisht nga 1 prilli ka hyrë në fuqi dhe skema e re e tatimit mbi të ardhurat personale nga punësimi. Në bazë të këtyre ndryshimeve, tatimi maksimal prej 23% do të zbatohet për pagat mbi 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që ishte kufiri deri tani.

Si shembull, për pagat që janë 200 mijë lekë bruto në muaj, tatimi mbi të ardhurat që duhet paguar është 22,100 lekë, ose 5 mijë lekë më pak (-18.5%).

Për pagat që janë 250 mijë lekë bruto në muaj, tatimi mbi të ardhurat që duhet paguar është 33,600 lekë, ose 5 mijë lekë më pak (-13%)- Shiko tabelën . Si ndryshon pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale

Si rrjedhojë, përfitimi neto nga rritja e kufirit të TAP që tatohet me 23% është rreth 2,800 lekë për pagat deri në 250 mijë lekë.

Paga minimale

Më herët, tatimet njoftuan se duke filluar nga periudha Prill 2022, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 32,000 lekë. (VKM nr.158, datë 12.03.2022).

Paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, për personat e punësuar; për personat e vetëpunësuar; si dhe për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht, do të jetë jo më pak se sa paga minimale mujore, e barabartë me 32,000(tridhjetë e dy mijë) lekë.

Paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor, do të jetë:

-Jo më pak se sa paga minimale mujore në shkallë vendi, prej 32.000(tridhjetë e dy mijë) lekë dhe deri në shumën e pagës bruto, sipas deklaratës së listëpagesës, për personat e punësuar;

-Sa dyfishi i pagës minimale në shkallë vendi, prej 64.000 (gjashtëdhjetë e katër mijë) lekë, për personat e vetëpunësuar dhe punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton.

Tatimi mbi pagat

Sipas njoftimit zyrtar të tatimeve, në zbatim të ligjit nr. 113/2021 datë 25.11.2021, për një ndryshim në ligjin Nr.8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar se norma tatimore mujore për tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi ka ndryshuar, me efekt nga data 01.04.2022 sipas tabelës referuese./Monitor

Disa shembuj se si ndryshon pagesa e sigurimeve dhe e TAP nga 1 prilli

/a.r
Next Post
Rusia simulon sulme me raketa bërthamore

Rusia simulon sulme me raketa bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In