• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pafuqia e gjykatës për të gjykuar Dritan Dajtin

by Java News
02/02/2018 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elton Qyno/

Në një kohë kur ambasadori i SHBA Donal Lu dhe përfaqësuesit e huaj në Tiranë, bëjnë thirrje që organet ligjzbatuese të arrestojnë dhe dënojnë persona që konsiderohen si “peshq të mëdhenj”, për sa i përket veprimtarisë së tyre kriminale, sistemi i drejtësisë në vend mekanikisht në shumë raste është i pafuqishëm për të vepruar. Ky sistem dhe njerëzit që janë brenda tij, për shkak të procedurave deri diku burokratike, nuk arrijnë të përfundojnë gjyqe të rëndësishme, ku shpesh herë shkak për shtyrjet maratonë, bëhet avokatët e të pandehurve por dhe mungesa e gjyqtarëve për të shqyrtuar dosjen.

Rasti i Dritan Dajtit është një ndër proceset gjyqësore, që ka kaluar në ekstremitet afatet e gjykimit dhe se prej shumë vitesh drejtësia Shqiptare, nuk është në gjendje të dalë me një vendim të formës së prerë, për të arrestuarin e vrasjes në Durrës së katër efektivave të policisë së shtetit,Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani, Kastriot Feska dhe shokun e tij nga Lushnja Ledion Mara. Kur duhen dhe pak muaj që masakra e Durrësit që tronditi rradhët e policisë së shtetit të përkujtohet në 9 vjetorin e saj, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ende nuk ka dalë me një vendim përfundimtar.

Pesë gjyqtarët e rretheve të caktuar nga KLD Luan Dervishi Relator, dhe anëtarët Fuar Fierdha, Skënder Demiraj, Lindita Hoxha dhe Aleks Nikolli paraqiten çdo të premte në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda,me shpresën se do zhvillojnë një seancë gjyqësore por në fakt ashtu siç vijnë nga rrethet ku punojnë si Shkodra, Vlora dhe Durrësi ashtu dhe kthehen. Kjo për ta për mëse një vit e gjysëm është kthyer në një ritual, ndërkohë që procesi gjyqësor shtyhet e shtyhet pafundësisht. Trupi gjykues çdo të premte prezanton veten dhe bën apelin e palëve të përfshira në proces, dhe në fund e mbyll me shtyrje për shkak të mungesës së avokatëve, për të mbrojtur Dritan Dajtin.

Madje edhe në rastet kur paraqiten avokatët e caktuar kryesisht nga ana e trupit gjykues, ata shprehin vullnetin për të mos marrë përsipër të mbrojnë të arrestuarin Dritan Dajtin duke u shprehur se: “…nuk janë të aftë profesionalisht dhe emocionalisht për të mbrojtur të akuzuarin e prokurorisë…”. Me këtë taktikë, është ezauruar e gjithë lista e avokatëve kryesisht e Tiranës që gjykata ka të drejtë të zgjedhë, ndërkohë vetë i pandehuri Dritan Dajti ka refuzuar të mbrohet me avokat, duke pohuar në gjykatë se: “…nuk ka mundësi financiare të paguajë mbrojtësin e tij…”. Mirëpo kjo lëvizje e Dajtit është një lëvizje Taktike se sa mbrojtëse ligjore.

I dënuari nga gjykata e shkallës së parë me burgim të përjetshëm, duket se tashmë kërkon të rikthejë çështjen në gjykatën e shkallës së parë, ku dhe nëse do të ndodhi do i lindë e drejta për të kërkuar gjykimin e shkurtuar. Qëllimi është të përfitojë gjykim të shkurtuar dhe më pas të shpëtojë nga dënimi me burgim të përjetshëm,duke e konvertuar në 25 vite burgim. Nëse do të ndodhë kështu, shumë shpejt Dritan Dajti fiton lirinë, ashtu siç bëri dy vite më parë Lulzim Berisha, i cilësuar nga prokuroria si kreu i bandës së Durrësit. Por në shkallën e parë gjyqi kundër Dritan Dajtit, kunatit të tij Ergest Xhoxhit dhe Mariglen Muçaj u zhvillua në plot 280 seanca gjyqësore. Në fund Dajti refuzoi të japë konkluzione mbrojtëse, ndërkohë gjatë procesit të gjykimit e quajti gjykatën politike ndërkohë akuzoi dhe disa efektiva policie se ishin ata që kishin vrarë një efektiv policie dhe mikun e tij Ledion Mara. Por këto pretendime nuk u morën në konsideratë nga ana e prokurorisë dhe gjykatës.

Në 23 qershor 2014 Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Dritan Dajtin për akuzën e 5 vrasjeve, katër policëve dhe shtetasin Ledion Mara si dhe akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë të disa policëve të tjerë. Po kështu Dajti u dënua edhe për falsifikim dokumentesh dhe të simboleve të policisë së Shtetit. Vuajtja e denimit për të pandehurin Dritan Dajti filloi nga dita e ndalimit të tij në 7 gusht 2009, dënim të cilin gjykata ka urdhëruar se duhet ta kryejë në një burg të sigurisë së lartë. Shumë shpejt Dritan Dajti ka apeluar vendimin dhe gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Kjo gjykatë me vendimin nr.122, datë 1 dhjetor 2014, ka vendosur: “…Prishjen e vendimit nr.95, datë 23.07.2014, të Gjykatës për Krime të Rënda, Tiranë dhe, kthimin e akteve për rigjykim, në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues. Argument për rikthimin e çështjes për rigjykim, gjykata përdori mungesën e avokatëve për të mbrojtur Dritan Dajtin.

Mirëpo me këtë vendim nuk ka qenë dakord prokuroria e Apelit e cila ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Kjo gjykatë, me vendimin nr.00-2016-1220 (153), datë 13 korrik 2016, ka vendosur:”…Prishjen e vendimit nr.122, datë 1 dhjetor 2014 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues. Dosja rikthehet sërisht në Apel, por këtë herë në këtë gjykatë nuk ka asnjë trupë gjyqësore që të gjykojë Dritan Dajtin,pasi të gjithë gjyqtarët janë ezauruar në këtë çështje. Në këto kushte Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos të caktojë pesë gjyqtarë që shërbejnë në gjykatat e Apeleve në Rrethe, për të gjykuar këtë dosje. Mirëpo kur po bëhet gati 1 vit e gjysëm, kjo gjykatë ende nuk po del me një vendim përfundimtar. Dritan Dajti gjatë kësaj kohë i ka bërë bllokadë kësaj gjykate, duke mos e lejuar të dalë me një vendim konkret,por vetëm çështja po mbahet peng.

 

Next Post
Raporti/ Ujësjellësat ende nuk janë të ndarë sipas njësive administrative të reja

Raporti/ Ujësjellësat ende nuk janë të ndarë sipas njësive administrative të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In