• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Padrejtësia po e shtynte në vetëgjyqësi, qytetari tregon se si një drejtor policie ka shpëtuar 4 jetë. Ja për kë bëhet fjalë

by A M
04/02/2024 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2016 shënoi një ngjarje të tmerrshme në jetën e Ramazanit. Ndërsa ndodhej një ditë në shtëpinë e tij Kavajë pasi është emigrant prej 27 vitesh në Itali, vendosi të provonte armën e gjahut. Një inspektor i policisë e arrestoi menjëherë  dhe prej aty ai u gjobit, më pas iu hoq leja e armës dhe në fund, erdhi një shkresë ku e cilësonte si person me precedent kriminal dhe trafikant i qenieve njerëzore.

Këtë ngjarje që Ramazani e ndau mes lotësh në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, po e dëgjon edhe drejtori  i Hetimeve të Krimeve të Rënda, Ervin Hodaj.  Ai është ftuar nga Ramazani, por ai nuk e di se Hodaj ka mbërritur. Në këtë pikë të rrëfimit, Ramazani është ndalur në dëmin psikologjik që i ka shkaktuar ky gabim atij dhe familjes sepse po i shtynte drejt vetëgjyqësisë.

Ramazan: Çunat e kanë marrë vesh rastësisht pas 2 vitesh dhe vjen në shtëpi djali, “babi hajde këtu,  pse s’ke treguar?” I them, i zgjidh vetë babi punët e mia, ti nuk ke punë, shiko familjen tënde, punët e tua, mos shkatërro jetën tënde se u hallakat keq ky, “pse s’ke thënë gjë, pse s’ke bërë gjë, pse të bëjnë kështu”…çfarë halli ke i thashë, e zgjidh unë problemin, unë nuk jam njeri i ngelur kështu që po më deshe mua… “jo ç’ke ti”, jo, do zësh kokën e fëmijëve pastaj, thuaj për kokë të fëmijëve që nuk bëj asgjë, “për kokë të fëmijëve”, më tha, “nuk bëj asgjë”. Dhe këtu e mbylla.

Ardit Gjebrea: Pra ti kishe frikën e vetëgjyqësisë.

Ramazan: Ardit, po e përsëris prapë për këtë person që ka ardhur, ky jo se më ka shpëtuar mua, ky ka shpëtuar tri jetë robsh dhe jetën time 4, po. Mos të më ishte zgjidhur mua ky problem…

Ardit Gjebrea: Çfarë do bëje?

Ramazan: Do ta bëja këtë që the ti, isha i vendosur, isha i shkatërruar, jo i vendosur se unë kam qenë shumë i fortë. Që kur më ka ndodhur kjo, nuk mund të flas dy fjalë. Ki parasysh, para dy vitesh më ra infarkt në Itali. Nga ky shqetësim se shkoja e vija, vinin çunat prapa “o babi mos ik” se ishte kjo more Ardit, si ky Ramazani person me precedent kriminal dhe trafikant i qenieve njerëzore?

Ardit Gjebrea: U përhap lajmi për ty në lagje?

Ramazan: Jo në lagje, se unë dilja çdo ditë te sheshi në Kavajë, çdo ditë që dilja aty, disa si me ledha, disa si përsëritje,  “o kriminel, o i persekutuar, o kështu”, ma harruan emrin! Edhe sot e njëjta punë. S’mund të dilja e të hyja në kafe, “ou shikoje këtë, ia kanë nxirë të shkretit, ia kanë nxirë figurën”.

/a.d

Next Post
Dokumenti kinez: Sigurimi kombëtar i ushqimit dhe përmisimi i industrive rurale, prioritet thelbësor

Dokumenti kinez: Sigurimi kombëtar i ushqimit dhe përmisimi i industrive rurale, prioritet thelbësor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In