• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Padia për shpifje për emisionit ‘Piranjat’, Veliaj: Do të habiteni kur të mësoni se kush është i lidhur me iranianët; intervistën e bëri një operativ politik i Ilir Metës

by Java News
01/05/2023 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për Euroneës, ka deklaruar se intervista e sajuar nga emisioni Piranjat, lidhur me deklarimet e një shtetasi Italian, është një inskenim nga njerëzit e Ilir Metës, të cilët do të përballen për shpifjet në gjykatë. Ai shtoi se në fakt, opinioni publik do të habitet kur të mësojë shumë shpejt se kush është i lidhur me iranianët.

“Të gjithë janë paditur sepse intervistën nuk e ka bërë gazetari. Ai ka marrë vetëm rolin e një ‘killeri’ me pagesë sepse është e vërtetuar shkencërisht, dhe po të jeni të vëmendshëm, intervista është me voice over. Intervistën e ka bërë dikush tjetër, por kanë qenë të pakujdesshëm në montazh, kurse gazetari aty është i kontraktuar si ‘vrasës’ me shirit magnetofoni. Në atë rast, ai nuk ka bërë gazetarin. Ajo intervistë është bërë nga pronari i ‘Piranjave’, është e provuar edhe nga ana laboratorike. Pronari i Piranjave është operativ politik i Ilir Metës, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, është në SPAK për disa akuza dhe afera. Nëse një gazetar nuk ka bërë vetë intervistën, por është marrë i kontraktuar për të bërë këtë ‘vrasje’ mediatike, do të duhet të japë llogari për këtë dhe ka bërë një gjë shumë të rëndë”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shkoi edhe më tej, teksa deklaroi se njerëzit do habiten kur të shohin se ata që bërtasin më shumë, në fakt janë të lidhur me iranianët.

“Tani është koha për të bërë gjënë e drejtë. Do të shkoj edhe një hap më tej. Do habitesh kur të mësosh se kush është lidhur me iranianët dhe kush është i lidhur me disa nga ata personazhet, jo po ‘lopa’, jo po dhia, ca personazhe që u aluduan tek ajo intervistë. Kur t’i shohësh do thuash ky paska të drejtë! Pra, këta që shajnë më shumë qenkan me këta përditë. Do e shohësh”, tha Veliaj.

Pas transmetimit të deklarimeve të shtetasit italian Gabriele Tarroni Longhinotti, i arrestuar në vitin 2021 dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burgim për mashtrim, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dërgoi në gjykatë për shpifje televizionin Syri, emisionit “Piranjat”, gazetarin Bledian Koka dhe producentin e emisionit, Vojo Bregu.

Next Post
“Gjithçka nisi për 80 mijë paund/ Vrasja e Ardian Nikulajt, mediat britanike zbulojnë arsyen e ekzekutimit të biznesmenit

“Gjithçka nisi për 80 mijë paund/ Vrasja e Ardian Nikulajt, mediat britanike zbulojnë arsyen e ekzekutimit të biznesmenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In