Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Edi Palokës, i paditur për shpifje nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Seanca është shtyrë pasi avokati i Palokës kërkoi kohë për të paraqitur provat. Seanca e radhës do të zhvillohet më 13 korrik.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka paditur për shpifje kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka që në janar të këtij viti.
Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka akuzoi Tahirin si të lidhur me bandat kriminale dhe mbrojtës i tyre. Ai tha më tej se Tahiri i bën presion medias dhe prokurorisë për çështje që kanë lidhje me rrjetin e trafikantëve shqiptarë.









