• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Padia për Haradinajn, flet Rama: Ramushi e ktheu shpifjen në pushkë që kur ka lënë pushkën

by A R
24/01/2020 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ramush Haradinaj kryeministër në detyrë i Kosovës, i ftuar në Top Channel i thelloi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama me pretendimin se shefi qeverisë shqiptare ka tentuar ndarjen e Kosovës.

Muhamed Veliu i mori një reagim kryeministrit Edi Rama në lidhje me qëndrimet e kreministrit Ramush Haradinaj.

Reagimi i plotë i kryeminstirit Edi Rama:.

“Ramushi e ka kthyer shpifjen në pushkë qëkur ka lënë pushkën! Por nëse për pushkën i’a kam bëre të gjitha nderimet e mundshme dhe të merituara, për shpifjet nuk mund t’i bëj asgjë tjetër përveçse ta ftoj në gjykatën e Kosovës që t’u dalë për zot atyre që ka nxjerrë nga goja! Sepse ndryshe nga Ramushi dhe nga ai soj politikanësh qe s’kanë fijen e respektit as për fjalën, as për të vërtetën, as për publikun, unë nuk ulem dot në nivelin e shpifësit publik për ta luftuar berllogun me berllog! Pafytyrësi nuk është të shkosh në gjykatë për t’u mbrojtur nga një shpifës që të ka cënuar publikisht dinjitetin, po të përdoresh kanalet e komunikimit publik për të shpifur në mënyrë të përsëritur!

Nuk është akt i turpshëm t’i nënshtrohesh gjykimit të drejtësisë si viktimë e një shpifësi që të sulmon si tradhtar të kombit me fabrikime të ulëta, po turp është të bësh agresorin ndaj dikujt tjetër për të manipuluar opinionin publik duke fabrikuar gjëra krejt të paqena!

E vërteta është se unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore! Shkurt fjala, komandanti i djeshëm i UÇK-se Ramush Haradinaj, e ka merituar dhe do ta ketë për gjithë jetën respektin tim, për gjithçka i ka dhënë kauzës së lirisë së Kosovës, ndërsa politikani i sotëm Ramush Haradinaj, meriton vetëm keqardhjen time për bërllogun politik e gjuhësor ku ushtron veprimtarinë dhe pushtetin e tij.

Është dëshpëruese kur sheh se si politika qorre e Ramushit e ka dëmtuar keq Kosovën në sytë e miqve të saj të mëdhenj dhe i ka dhënë Serbisë një avantazh te vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare në raport me Kosovën. Uroj që padia ime të vlejë për t’u hapur sadopak sytë atyre që kanë rënë pre e berllogut politik e mediatik të Prishtinës e të Tiranës”, thotë Edi Rama për Top Channel.

Next Post
“Morën atë që merituan”/ Mashtrimet e Berishës në “Opinion”, për të shmangur faktet se urdhëruesi i vrasjeve të 21 Janarit ishte vetë ai

“Morën atë që merituan”/ Mashtrimet e Berishës në “Opinion”, për të shmangur faktet se urdhëruesi i vrasjeve të 21 Janarit ishte vetë ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In