Është zhvilluar ditën e sotme seanca e radhës e padisë për shpifje e kryeministrit Edi Rama për kreun e Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka. Në seancën e sotme, avokatja e kryeministrit Rama ka kërkuar që Paloka të ndiqet penalisht për shpifjet e bëra pasi nuk ka asnjë provë.
Ndërsa i mendimit të kundërt është Paloka dhe avokati i tij. Sipas Palokës, Kryeministri Rama ka lidhje me krimin dhe për këtë ka fakte publike. Madje jo vetëm kaq, por për Palokën e gjithë qeveria bashkëvepron me krimin dhe këtë e bën me vetëdije të plotë.
Ndërsa avokati i tij në sallën e gjyqit kërkoi që të rrëzohet padia pasi nuk ka shpifje nga ana e klientit të tij.
Në përfundim, gjykata vendosi që të shtyjë për më datë 29 maj seancën e radhës, pasi prokurori kërkoi kohë që të njihet me këtë çështje.









