Gjykata e Posaçme e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar çështjen ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas padisë së ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.
Ky i fundit e paditi Bardhin për “shpifje” dhe “fyerje” për shkak të deklaratave të deputetit demokrat në një seancë plenare të Kuvendit në Shtator 2024, ku pretendoi se ai ishte emëruar nga bandat në krye të Policisë së Shkodrës.
Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi shpalljen fajtor të Bardhit për akuzën e “shpifjes” ndërsa për akuzën e “fyerjes”, pafajësi.
Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor, gjykata administroi përgjigjen e SPAK për kodet Sky ECC të pohuara nga deputeti Bardhi.
SPAK konfirmoi se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.
Pas shqyrtimit gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK.