• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Padia në SPAK për tenderat e “Bujqësisë”, Murrizi tallet me LSI: Lopët janë blerë me trefishin e çmimit, një mëshqerrë më shumë se një Benz

by Java News
11/08/2021 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti në detyrë Myslim Murrizi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tregoi detaje nga padia që ka depozituar në SPAK, ndaj dy tenderave të lëshuara nga Ministria e Bujqësisë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Edmond Panariti dhe Sekretar i Përgjithshëm ishte Vojo Bregu.

Sipas Murrizit ka tepër parregullsi në këto tendera, si për paratë e shpenzuara, por edhe datat e fillimit dhe mbarimit të projekteve, të cilat nuk përkojnë me njëra-tjetrën.

“Kam bërë kërkesa ndaj shumë institucioneve shtetërore, ministrive dhe enteve prokuruese, parave publike, për të marrë informacion në lidhje me informacionet që më vinin në dispozicion për tenderime, që kishin dyshime për abuzime. Kam dërguar kërkesa në të gjitha ministritë dhe kam informacion të bollshëm të prokurimeve publike, në vitet kur ka qeverisur PS e vetme, por edhe me LSI.

Ajo që më tërhoqi vëmendje tek tenderi i famshëm prej 6.3 mln euro për tenderin e sistemit të ujitjes në Divjakë dhe tenderi i mështjerrave, 1912 copë të ardhur nga Danimarka, për 4.5 mln euro, e i ka ra vlera mbi 1 milion lekë për mështjerrë, tre herë e gjysmë më shtrenjtë se vlera reale. Është dhe e dyshimtë fakti, ku erdhën, ku u shpërndanë, kujt ju dhanë. Këto janë shpërndarë në 2017 me listë e emra, gjatë fushatës.

Unë jam në drejtën time edhe si qytetar, edhe si deputet dhe për të dërguar denoncime në institucionet dhe është e drejtë e SPAK-ut, për të parë nëse ka elementë të veprës penale apo jo. Jam habitur dje nga reagimet e dy ish-funksionarëve të lartë, si zotit Parnariti dhe zotit Bregu, të cilët reaguan në FB. Unë s’kam reaguar në FB, kam kallëzuar në SPAK.

Nëse s’kanë asgjë në firmat e tyre apo në ato që kam denoncuar, të rrinë të qetë. Nëse unë do të paditesha nga Edmond Panariti për abuzim në Rrugën e Kombit do të qeshja, sepse s’jam firmërtar. Pra nuk e di shqetësimin e tyre që bëjnë interesantin nëpërmjet postimeve në FB. Duhet të presim me qetësi dhe dashuri dhe kur të thërriten ose si persona që kanë dijeni, ose si persona firmëtar të prokurimeve publike të japin shpjegimet e duhura”, tha Murrizi.

Reagimit të ish-ministrit Panariti, i cili iu drejtua Murrizit me fjalët: “Korrigjo objektin e opozitarizmit”, deputeti aktual iu përgjigj:

 

 

“Zoti Panariti s’e ka provuar të jetë në opzitë, unë kam 25 vite në opzoitë. S’kam qenë në asnjë cep të administratës shtetërore dhe funksioneve publike. Unë jam në punën time dhe në opozitë. Panariti s’e ka provuar ndonjëherë opozitën, ishte me Nanon, shkoi me LSI. Tani punon në Presidencë. Mondi s’e di ç’është opozita, sepse s’ka qenë kurrë në opozitë”, tha Murrizi.

Deputeti sqaroi parregullsitë që sipas tij kanë datat e veprimit të tenderit të sistemit të ujitjes, këtë fakt sipas tij duhet ta hetojë SPAK.

“Kjo letra që kam këtu që është përgjigja zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, thotë qartë. Investitor, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky është akt marrëveshje e marrjes së përhershme në dorëzim të këtij objekti që është bërë atje. Këtu thuhet investitor Ministria e Bujqësisë dhe enti prokuror Ministria e Bujqësisë.

Edhe prokurimin e ka bërë Ministria e Bujqësisë. Këtu ka një gallatë. Këtu thuhet, data e lidhjes së kontratës: 12.12.2016. Miratimi i sheshit të veprimit 31.12.2016. Afati i fillimit të punimeve, unë e kam quajtur lapsus, 4.01.2018. Afati i kohës së punimeve tetë muaj, marrja në dorëzim shtator 2017. Ky është një kalendar alla-LSI që ikën mbrapsht. Fakti që pesë profesorë doktorra, firmosin këto lloj letra paçavure, do të thotë që kanë qenë në një arrogancë të pashoq, që vetëm e vetëm partë të shkojnë në duart e atyre që kanë futur në punë këta poshtë. Dorëzimi i objektit është bërë në shtator 2017.

Por e thotë në materialet shpjeguese. Kjo është një tallje. Ky dokument i aktit të marrjes së përhershme në dorëzim të këtij objekti, që në relacionin bazë, të ardhur nga sekretari i sotëm i Ministrisë së Bujqësisë, Enea Hoti, thuhet që do të vaditen 2.800 ha, por realisht kur të shkojë SPAK të pyesi sepse tubacionet shtrihen çdo 200 metra në fillim parcele dhe çdo fermer ka një sahat, të shohin sa fermerë kanë përfituar, por është zero. Unë e kam parë me lupë këtë tender, është se këtu thuhet, që vaditet 280 ha tokë e fshatit Sulzotaj, fshati Sulzotaj është fshati i lindjes time.

Dhe unë me familjen time, kam 53 dylym tokë atje, e kjo më bëri hapi, se thashë mos ndoshta kanë vaditur fshatin e mua jo, duke qenë se jam kundra tyre politikisht. Nuk shkon pikë uji atje. Këta palaço thonë vaditet 280 ha, në Sulzotaj, vazhdojnë mashtrimet aty ku kam unë pronë. Të gjitha dokumentet thotë se janë në SPAK. Unë kam denoncuar një bashki, tenderin e Bashkisë së Divjakës që është 6.3 milionë euro. Për bashkitë e tjera të flasin të tjerët, nëse janë apo s’janë. Panariti si çelësat dhe bllokun t’ia tregojë atit prokurorit që do i qëllojë në SPAK. Deputetët kanë të drejtë të kërkojnë informacion pa rezerva në të gjitha informacionet”, tregoi deputeti.

Një tjetër padi e bërë nga deputeti është ajo e tenderit të lopëve, ja ç’thotë ai për këtë:

“Një lopë kushtonte më shumë se një benz, rreth 3 milionë lekë, por mështjerra. Sepse lopë me gjithë vic, merr mbi 1 mln lekë. Unë kërkoj që SPAK të hetojë çmimin e një mështjerre, që është katërfish më i madh se vlera reale që vlen një mështjerrë. Unë po i kërkoj SPAK-ut të bëj punën e saj. Janë 4.5 mln euro taksa shqiptarësh”./m.j

Next Post
“Arritëm të mbronim parkun e Llogarasë”, Peleshi: Në të gjithë gadishullin e Karaburunit s’ka asnjë vatër zjarri

“Arritëm të mbronim parkun e Llogarasë”, Peleshi: Në të gjithë gadishullin e Karaburunit s’ka asnjë vatër zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

March 31, 2026
Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

March 31, 2026
Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

U vra 5 muaj më parë nga ish i dashuri, zhduket kafka e modeles italiane

March 31, 2026

Një Kombëtare Kuqezi, apo dy përfaqësuese shqiptare në futbollin ndërkombëtar?

March 31, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Prill 2026

March 31, 2026
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali. Çfarë i shkroi Aurora ChatGPT-së për ish të dashurin?

March 31, 2026
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë makinën dhe arratiset

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In