Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Edi Palokës, i cili është paditur për shpifje nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Shkak i saj është bërë mungesa e deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Kjo është hera e dytë që seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë shtyhet për shkak të mungesës së personit të paditur. Sot është paraqitur vetëm avokati i Palokës. Më herët Tahiri i bëri thirrje që të ishte prezent në seancën e sotme për tu përballur me akuzat që ka thënë publikisht ndaj tij.









