Një mundësi të shkëlqyer për të bër transparenë nëpërmjet shkresave, kështu e ka komentuar deputetja dmeokrate Albana Vokshi padinë për shpifje që bëri ndaj saj kryeminsitri Edi Rama.
Në reagimin e saj në Facebook, Vokshi shkruan se Rama vet-faktoi se është palë në korrupsionin që bëhet në sistemin e Shëndetësisë.
Ja postimi i plotë i Vokshit:
PADIA E RAMES?? NJE MUNDESI E SHKELQYER PER TRANSPARENCE PARA PUBLIKUT!!!
Rama po me con atje ku ai vete ka deklaruar qe nuk beson. Rama po me con ne Gjykaten qe para dy ditesh e akuzoi se nuk ben drejtesi.
Kryeministri me kallezoi se ka ne dore mbylljen e dosjeve te korrupsionit ne Shendetesi. Me padine e tij, vetefaktoi se ai eshte pale. Togat e zeza, bluzat e bardha, njerezit ne nevoje, cdo qytetar shqiptar po e vuajne cdo dite korrupsionin Rama-Beqaj ne shendetesi.
Rama padit ne Gjykate Kryetaren e Komisionit te Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise. Por kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te verteten. Kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te bere transparence. Nje mundesi per me shume debat per shendetesine. Te kuptohet me fakte e dokumenta cfare eshte bere mire e cfare keq. Cfare eshte vjedhur e abuzuar, e cfare jo.
Meqenese Rama, ne deklaraten e tij deshmon gadishmeri, e ftoj ate te marre pjese ne gjykim si pale per te vertetuar akuzen e “shpifjes” e në përputhje me ligjin, të provojë faktet mbi të cilët ai bazon pretendimin.








