• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Padia e KLSH për tenderat e “Rilindjes Urbane”, kryebashkiaku: Sulme politike!

by A R
29/05/2018 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas auditimit financiar të Bashkisë Belsh në dy vitet e fundi, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurorinë e Elbasanit kryebashkiakun dhe gjashtë zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë për shkaktimin e një dëmi financiar prej 80 milionë lekësh, ndërsa Bashkia i konsideroi akuzat politike.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH, lajmëroi të martën se ka kallëzuar në prokurorinë e Elbasanit kryebashkiakun dhe gjashtë zyrtarë e ish-zyrtarë të Bashkisë Belsh të akuzuar për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Kryetari i Bashkisë, drejtori i bujqësisë, ish-përgjegjësi urbanistik, ish-juristja, dy kolaudatorë dhe një mbikëqyrës i punimeve dyshohet se kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 80 milionë lekësh, ndërsa kanë përdorur në mënyrë të paefektshme 286 milionë lekë dhe kanë shkaktuar një mungesë të ardhurash bashkisë prej 66 milionë lekësh, zbuluar nga KLSH gjatë auditimit për periudhën 2016 dhe 2017.

“Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi, zbatimin e investimeve etj,” tha KLSH në lajmërimin e vet.

Auditimi i KLSH-së ka zbuluar se me probleme kanë qenë 10 procedura të prokurimit dhe 4 procedura të zbatimit të punimeve dhe konkretisht “Shtesë kontrate për Projektin Rilindja Belsh (Belsh Qendër-Kryqëzimi Qafeshkallë)”, “Projekti Ansambli Rilindja”,“Ndërtim i Pedonales dhe Korsisë së Biçikletave Liqeni Belsh”, “Sistemim Asfaltim Rruga Belsh-Qafë Shkallë,” ,“Ndërtim, Sistemim Asfaltim Rruga Trojas (Unaza Belsh)”,“Rikualifikimi urban i fasadave të Qëndrës Belsh” – pjesë e të ashtëquajturit program i Rilindjes Urbane.

Shkak për kallëzimin janë bërë shkeljet në 8 tendera të fituar pa të drejtë nga operatorë ekonomikë që nuk plotësojnë kriteret me vlerë totale  286,080,460 lekë; 3 tenderë me fitues ofertën më të lartë me dëm prej rreth 11.4 milionë lekë; 4 investime publike me dëm ekonomik rreth 40.4 milionë lekë për punime të pakryera,1 shtesë kontrate pa justifikim ligjor; dhe një rast dëmi ekonomik prej 23.9 milionë lekë për punime jashtë specifikimeve teknike të një fituesi tenderi.

KLSH vlerësoi se këto shkelje kanë sjellë përdorim të fondeve publike për investime pa ekonomicitet, efiçecë dhe efektivitet, ndërsa nuk kanë lejuar një konkurrencë të drejtë mes garuesëve në tendera ose kanë rezultuar në mungesë punimesh.

I kontaktuar përmes telefonit nga BIRN, kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani i hodhi poshtë shkurtimisht akuzat e KLSH duke i konsideruar ato një “sulm politik”.

Por Tafani nuk është i vetmi kryebashkiak i akuzuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Të hënën, KLSH kallëzoi gjithashtu në Prokurori ish-kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë dhe një mbikëqyrës punimesh, të auzuar se kanë shkaktuar dëm ekonomik prej 24.5 milionë lekë, ndërsa kan përdorur pa eficencë 217 milionë lekë dhe i kanë shkaktuar buxhetit një mungesë prej 75.8 milionë lekë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në Shqipëri, i cili raporton te publiku dhe Kuvendi i Shqipërisë për përdorimin e burimeve nga pushteti qendror dhe lokal dhe institucione të tjera publike me synimin e nxitjes së përgjegjshmërisë dhe luftës ndaj korrupsionit./a.m.

Next Post
Vajza që pretendon se parashikon vdekjen e afërt të njerëzve, ja si

Vajza që pretendon se parashikon vdekjen e afërt të njerëzve, ja si

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na thërriste natën në dhomën e tij dhe…”/ Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

“Na thërriste natën në dhomën e tij dhe…”/ Julio Iglesias akuzohet për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra

January 13, 2026
Kosovë, Kurti fitoi zgjedhjet – Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të gatshëm të forcojmë partneritetin me Qeverinë e re

Kosovë, Kurti fitoi zgjedhjet – Ambasada e SHBA në Prishtinë: Të gatshëm të forcojmë partneritetin me Qeverinë e re

January 13, 2026
Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres për çështjen “Epstein”

Bill dhe Hillary Clinton refuzojnë të dëshmojnë në Kongres për çështjen “Epstein”

January 13, 2026
PS mban Berishën në Kuvend/ Çupi: Ngjarje me dyshime, lë shijen se pandëshkueshmëria vazhdon

“Berisha si Ajatollahu, kanë vrarë protestues”, Çupi: PD është grupimi më i dëmshëm që ka parë Shqipëria

January 13, 2026
35-vjetori i PD-së së Lezhës, Berisha kujtohet për Piramidat dhe sulmon../ Kryedemokrati: Jemi parti e moralshme, nuk mashtrojmë!

35-vjetori i PD-së së Lezhës, Berisha kujtohet për Piramidat dhe sulmon../ Kryedemokrati: Jemi parti e moralshme, nuk mashtrojmë!

January 13, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

SHBA shpall degët libaneze, egjiptiane dhe jordaneze të Vëllazërisë Myslimane si organizata terroriste

January 13, 2026
Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

January 13, 2026
Moti i keq/ Belinda Balluku: Situata në veri e përmirësuar, po monitorojmë jugun. Akset kombëtare të aksesueshme

Përmbytjet/ “Skuadrat janë ende në terren”- Balluku: Do të kompensohen të gjithë banorët e prekur

January 13, 2026
Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

Volkswagen dorëzoi 2.69 milionë makina në Kinë në vitin 2025

January 13, 2026
“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

“Kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake ndaj Iranit”/ Reagon ashpër Rusia: Janë “kategorikisht të papranueshme”

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In