Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli thotë se ka disponim te Vetëvendosje dhe te LDK-ja që të dy subjektet të heqin dorë nga kushti për kryeministër, në rast të ndonjë koalicioni paszgjedhor.
Sipas Pacollit, kjo po ndërmjetësohet nga AKR-ja. Ai thotë se as kandidati i VV-së, Albin Kurti, e as i nominuari i LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, nuk e kanë qëllim të vetëm bërjen kryeministër.“Vetëm kështu mund të shkojmë përpara.
Nuk duhet të jenë kryeneç në këtë… Ekziston njëfarë atmosfere dhe nuk është qëllimi i Albin Kurti që të bëhet vetëm kryeministër dhe asgjë tjetër, as i Avdullah Hotit”, ka thënë Pacolli. (b.an)