• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pacolli kërkon në Selinë e Shenjtë njohjen e Kosovës

by Java News
25/01/2018 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Selinë e Shenjtë në Vatikan, shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, sot u takua me sekretarin e Shtetit, Paul Richard Gallagher. Tema kryesore e bisedës ishin zhvillimet në Kosovë, forcimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Në fillim të bisedës, Pacolli, e njohu bashkëbiseduesin me një bilanc të përparimit të brendshëm dhe të afirmimit të shtetësisë së Kosovës, që sot njihet në botë nga 115 shtete. “Kosova sot në dhjetëvjetorin e vet ka një kuadër kushtetues model për marrëdhëniet ndëretnike, të cilat kanë njohur përmirësim të jashtëzakonshëm. Bashkëjetesa fetare, gjithashtu është shembull për rajonin”, ka thënë Pacolli, transmeton Koha.net.

“Në vazhdim të takimit, Pacolli kërkoi shtim të kontakteve midis Kosovës dhe Vatikanit, rritje të nivelit të përfaqësimit dhe njohje të shtetit të ri të Kosovës, si kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatë.

Nga ana e tij, Kardinali Gallagher, njohës i mirë i zhvillimeve në rajon dhe në Kosovë, tha se, “ju e njihni mirësinë që ka Ati i Shenjtë, Papa Françesku, dhe Selia e Shenjtë ndaj popullit të Kosovës. Ne i dimë aspiratat e popullit tuaj dhe i vlerësojmë ato. E dimë se komuniteti katolik i vendit tuaj dëshiron të rrisë nivelin e organizimit në dioqezë dhe ne do të bëjmë hapa të matur. Ne nuk kushtëzohemi nga askush, por thjesht duam që të mirëkuptohemi nga të gjithë aktorët në rajon, për çdo hap që bëjmë. Ne jemi të gatshëm të rrisim bashkëpunimin me Kosovën”.

 

Duke falënderuar për dhuratën që riprodhonte me filigran figurën e Nënë Terezës, Kardinali Gallagher tha se, “ne duam që figura e Nënë Terezës të shërbejë si simbol i bashkimit për rajonin tuaj.” Më pas, duke e njohur ministrin Pacolli me fokusin, që Ati i Shenjtë Papa Francesku i ka dhënë rinisë për 2018, Kardinali Gallagher kërkoi informacion prej bashkëbiseduesit të tij për gjendjen e të rinjve në Kosovë, në pikëpamje të punësimit, të aktivizmit shoqëror, etj, përgatiti Koha. (b.an)

 

Next Post
VIDEO/ E rrallë, arbitri ndërpret ndeshjen: Është koha e lutjes…

VIDEO/ E rrallë, arbitri ndërpret ndeshjen: Është koha e lutjes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In