• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pacolli: AKR’ja do t’i fitoj 20% në zgjedhjet e ardhshme

by Aalison Pearse Stevens
12/03/2016 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur i përgatitur për zgjedhjet e reja. Ai shprehet i bindur se AKR-ja do të merr 20% të votave totale të zgjedhjeve, dhe do ta largoj varfërinë në vend duke bërë që Kosova të jetë një vend i jetueshëm.

Ja postimi i plotë i Behgjet Pacollit në Facebook:

“Të dashur miq, Edhe ju po e shikoni se çka po ndodh në Kosovë. Po e shikoni se si spektri politik po e trajton qytetarin dhe shtetin e vet, si përfaqësuesit qeveritar janë totalisht të papërgjegjshëm ndaj obligimeve të tyre, se si çdo ditë rritet anarkia, papunësia dhe varfëria, se si ambienti dhe natyra e Kosovës është duke u shkatërruar nga uzurpatorët ilegalë (gurthyesit e minierave të zhavorit), se si investitorët nuk vijnë më në Kosovë, ndërsa edhe ata që ishin u larguan. Po e shihni se si Kosova çdo ditë po kthehet në një ambient ku rinia dhe qytetarët nuk dëshirojnë të vazhdojnë jetën. Po e shihni si po trajtohet prona publike dhe se si Kosova është kthyer në një vend ku ligji dhe drejtësia është kthyer në dispozicion të strukturave mafioze dhe funksionon vetëm për të fortët… e shumë, e shumë, gjëra të tjera dhe pikërisht për këtë kam vendosur t’i kthehem riorganizimit të AKR-së me njerëz të rinj, të shkolluar, të sinqertë dhe punëtorë.

Qytetarë të dashur, ju garantoj se ndryshimi është i mundur dhe se ne do ta kthejmë Kosovën në një vend të jetueshëm, do ta kthejmë Kosovën në një vend me rritje ekonomike mbi 10%, që mundëson krijimin e shumë vendeve të punës gjatë një viti.

Do të ndalim degradimin e ambientit dhe do të rikthejmë në funksion fabrikat që rrinë bosh, po ashtu do t’i rihapim edhe minierat tona. Para përgjegjësisë do t’i sjellim të gjithë aktorët që shkaktuan shkatërrimin e ekonomisë dhe të shtetit ligjor.

Ne do të bëjmë edhe shumë gjëra të tjera, prandaj, të dashur qytetarë, ne na nevojitet të marrim në duar timonin e qeverisë. Për këtë nevojitet minimumi 20% i konsesusit, konsensus që në zgjedhjet e kaluara nuk e kemi arritur.

Prandaj na nevojitet ndihma juaj! Secili që e do Kosovën, është i shkolluar, i sinqertë dhe dëshiron të punojë, mund të na kontaktojë në emailin tonë zyrtar: Unë vetëm nuk ia dal dot, por me JU është e mundur! T’i ndihmojmë Kosovës, sepse tani Kosova ka nevojë për ne. Faleminderit!”, shkruan ai.

Next Post

Tre të arrestuar për lidhje me ISIS në Itali, mes tyre dy shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In