• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pacientja me paralizë faciale: Mendova se ishte dhimbje veshi, por u zgjova me fytyrë të deformuar

by Java News
22/02/2023 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artemisa Brahimaj është një paciente e diagnostikuar me paralizë faciale. Sipas fizioterapistit të ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Ilvi Begolli, paraliza e fytyrës mund të jetë e pjesshme ose e plotë dhe ka më shumë gjasa të prekë femrat, sidomos gjatë periudhës së verës dhe akoma më shumë  gratë shtatzëna.

Artemisa shpjegon se rasti i saj ka ndodhur në fundin e trimestrit të dytë të shtatzënisë gjatë verës dhe shkaku ka qenë ndryshimi  i temperaturave nga i nxehti në të ftohtë. Fillimisht ajo ndjeu një dhimbje në qafë që e mendoi si dhimbje kronike veshi, por kur u zgjua vuri re se tiparet e fytyrës kishin pësuar një ndryshim të dukshëm.

Artemisa Brahimaj: Rasti im ka qenë rreth fundit të muajit të gjashtë të shtatzënisë dhe ka qenë pikërisht verë, domethënë ka qenë ndryshimi i temperaturës ku unë isha që e shkaktoi, pra ajri i ftohtë.

Katerina Trungu:  Që do të thotë nuk ishte shtatzënia?

Artemisa Brahimaj: Jo, nuk ishte shtatzënia por sipas mjekut tim gjinekolog që normalisht u vu në dijeni të situatës, shtatzënia i joshte këto problematika dhe mua më ka ardhur si pasojë e faktit që unë bëra dush, normalisht ishte edhe vapë, në banjë duke tharë flokët mbaja edhe freskuesen sepse normalisht ishin temperatura shumë të larta, shtatzënia më bënte t’i përjetoja akoma më tepër dhe në atë moment, ndoshta edhe pak pakujdesia nuk më  bëri të kuptoja sepse nuk isha në dijeni të një problemi të tillë.

Atë ditë çdo gjë shkoi në rregull, ka qenë pasdite kur ka ndodhur episodi ku thaja flokët dhe mbaja freskuesen ku ajri i saj binte komplet te pjesa e djathtë e fytyrës dhe gjatë pasdites, unë isha shumë në rregull, nuk pata asnjë lloj simptome që të shqetësohesha dhe në mbrëmje pasi kishin kaluar disa orë, fillova të kisha një dhimbje te pjesa pas veshit të djathtë. Por duke qenë se unë kam kaluar shpeshherë edhe kur kam qenë e vogël probleme me veshin, dhimbje kronike mendova se thjesht po fillonte një dhimbje veshi e përhershme që e kisha kaluar disa herë.

Ndërsa gjatë natës, në orët e para të mëngjesit kur unë jam çuar për të shkuar në tualet, shikoj në pasqyrë që ana e djathtë e fytyrës ishte komplet e deformuar, pjesa e gojës kishte rënë, pjesa e syrit kishte vështirësi për t’u mbyllur, pra qëndronte e hapur, por duke qenë edhe përgjumësh, duke qenë  edhe pjesa që dhimbja vazhdonte, ishte akoma intensive, brenda vetes time vazhdoja të mendoja që ishte akoma thjesht dhimbja e veshit, tashmë një infeksion më agresiv që po më jepte simptomat e tjera.

Ka qenë ditën tjetër kur unë vërtet kisha vështirësi të pija ujin, kisha vështirësi të ushqehesha sepse në momentin që vendosja gotën të  pija ujjë, uji derdhej në anën tjetër, pra nuk reagonte aspak ana e djathtë e fytyrës. Kisha vështirësi të mbyllja syrin kur flija, kur bëja dush dhe këto lloj simptomash që po shikoja e pashë që ishin diçka që nuk kishin lidhje vetëm me veshin.

/s.f

 

Next Post
Keni frikë për ndonjë firmë që mund të sjellë arrestimin tuaj? Meta: Mos more! Unë kujtova se…

Keni frikë për ndonjë firmë që mund të sjellë arrestimin tuaj? Meta: Mos more! Unë kujtova se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com