• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pacienti i vë flakën vetes me çakmak në Spitalin Nr.5

by Java News
16/07/2018 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 47-vjeçar, që prej 10 vitesh ka kartelë të hapur në Spitalin Nr.5 në Tiranë, ka tentuar vetëvrasjen, duke i vënë flakën vetes me çakmak, në korridorin e spitalit. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa babai i të sëmurit kërkon ndihmë për kurimin e tij, pasi nuk ka mundësi fizike e as ekonomike për ta mjekuar dhe mbajtur në shtëpi. B.Kodra, një 74-vjeçar i ve, i cili thotë se ka edhe vetë probleme me depresionin dhe merr mjekim, tregon se pasi djali i tij tentoi vetëvrasjen, mjekët e nxorën nga spitali. Por ai thotë se jeton vetëm me një pension, është i moshuar dhe nuk ka mundësi që ta mbajë në shtëpi.

Veç të tjerash, i biri I. Kodra, herë pas here harron t’i pijë ilaçet dhe rrezikon që të kryejë sërish të njëjtin veprim. Madje, kujton se edhe para 10 vitesh djali i tij tentoi të vriste veten, duke u hedhur nga ballkoni i katit të tretë në rrugën “Tefta Tashko” në Tiranë dhe dëmtoi shtyllën kurrizore. Gjatë një bisede në banesën e tyre, i moshuari na tregon kushtet e vështira të jetesës dhe ngjarjen e rëndë që ndodhi disa ditë më parë. Ndërsa herë pas here ndërhyn në bisedë edhe i biri, 47- vjeçari që ka plagë djegieje thuajse në të gjithë trupin.

A mund të na tregoni si ndodhi ngjarja?

Djali im ka 10 vite që është i sëmurë. Ka një kartelë të hapur në Spitalin Nr.5. (Ndërhyn djali: “Te Psikiatria”). Prej dy muajsh gjendja e tij është përkeqësuar dhe e kam dërguar vazhdimisht në atë spital. Por ata nuk e mbajnë. E mbajnë të shtruar dy ditë, e nxjerrin. Dhe kështu ka vazhduar. Para 5 ditësh djali deshi të dilte të pinte një kafe dhe kur nuk e lejuan, mori çakmakun dhe i vuri flakën bluzës që kishte veshur, duke tentuar të vetëdigjej.

Pra, djali tentoi vetëvrasjen?

Po. E kishte tentuar edhe më përpara. Është hedhur para 10 vitesh këtu nga ballkoni, nga kati i tretë dhe dëmtoi shtyllën kurrizore. (Ndërhyn djali: “Nuk dua të shkoj më në spital. Prandaj desha të vrisja veten. Edhe nga ballkoni jam hedhur për të vrarë veten”).

Ku ndodhi ngjarja, kush e ndihmoi?

I plagosuri: Te korridori i spitalit. Erdhi doktor Paço më ndihmoi, më hoqi bluzën

Pse e keni marrë djalin në shtëpi?

mjekonin te spitali i djegieve. Atje më thanë merre në shtëpi dhe laje. Po pse duhet ta laja unë djalin? Infermieret, sanitaret për çfarë paguhen. Unë nuk kam mundësi. Ju më shihni vetë në çfarë kushtesh jetoj. Jam i moshuar, me një pension. Gruaja më ka vdekur para shumë vitesh. Djalin tjetër e kam të martuar dhe jeton në emigracion.

Do e dërgoni sërish në spital?

Po atje do e çoj, por ata nuk ma mbajnë. (Ndërhyn djali: “Nuk shkoj më atje”). Djali është i sëmurë, harron t’i marrë edhe ilaçet. Mund ta bëjë prapë atë veprim. Unë jam vetë me depresion dhe marr mjekim. Nuk kam mundësi të kujdesem për të. Dua ta shtroj në spital se djali është i sëmurë, ju e shihni vetë. /panorama

ma.me

Next Post
Trump dhe Putin ‘bëhen bashkë’: Rusët nuk kanë gisht në zgjedhjet amerikane

Trump dhe Putin 'bëhen bashkë': Rusët nuk kanë gisht në zgjedhjet amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In