• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pacienti i sëmurë “Fuga” dhe “aktorët” që vajtojnë për të

by Mero Baze
02/08/2023 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kam parë shumë reagime histerike rreth rastit të pacientit Fuga. Dhe të gjitha nuk kanë të bëjnë me shëndetin e tij por me dëshirën për të bërë politikë me shëndetësinë.

Njëra palë, janë raca e atyre që janë gati ta shikojnë dhe të vdekur Fugën, boll që të kenë rast të shajnë qeverinë. Tjetra nga raca e populistëve të rinj, që kanë zbuluar që shteti të paguaj një më një çdo pacient që I rrezikohet jeta si rasti në fjalë, se “ndaj paguajmë taksa”.

Unë personalisht kam pas një rast të tillë katër vite të shkuara. Një djalë I vetëm I një familje nga vendlindja ime, pati një goditje cerebrale njësoj si aktori në fjalë, dhe përfundoi tek neurokirurgjia. Familjarët e tij që nuk I njeh askush dhe që ishin të lumtur që u kishte ardhur dhe ambulanca më kërkuan të lidhem me mjekun të kuptoj nëse mund të shpëtonte. Mjeku më tha se nëse për dy orë nuk I bëjmë ndërhyrjen në fjalë, aparatin për të cilën e ka vetëm spitali amerikan ai do të vdes. Për disa minuta mua pa asnjë faj dhe përgjegjësi më ra në pejsë të merrja vendim a duhet të rronte apo të vdiste ai njeri, vetëm për faktin se e kisha nga vendlindja.

I thashë ta çojnë tek spitali amerikan se do flas unë me ta, pa ditur fare sa kushtonte.
Më pas mora vesh çmimin që tani e dimë të gjithë që ishte shokues. Nuk u thashë familjarëve por mu desh të bëj disa kontrata afatgjata me spitalin për shlyerjen e tij.

Me siguri ka dhjeta apo qindra raste që përfundojnë në vdekje. Ajo lloj goditje nuk pyet nëse je I njohur si aktori Fuga, apo I panjohur si ai I njohuri im nga vendlindja që për fat shpëtoi. Ajo sëmundje do pare që pacienti të shpëtohet.

Dhe nuk ka asnjë qeveri në botë që I paguan ato pare dhe asnjë spital në botë që ta bën atë falas.
I vetmi mjet rregullator në këtë histori është sigurimi shëndetësor i përshkallëzuar.

Sigurimi shëndetësor bazë që ne paguajmë, përveçse për hirë të së vërtetës është I ulët, mbulon nevojat jetike të shëndetësis falas, kontrollet mjekësore, ndërhyrjet e lehta dhe trajtime te sëmundjeve kronike. Nuk jam ekspert të them nëse duhet të mbuloj më shumë apo më pak, por në gjithë botën sigurimi bazë ka një kufizim ndaj ndërhyrjeve speciale apo sëmundjeve të rënda.

Turqia që e ka më të konsoliduat skemën ka një shkallëzim deri në katër nivele të siguracioneve shëndetësore të cilat vlejnë për të gjitha spitalet publike dhe private.

Perëndimi, përveç Britanisë së Madhe, ka shkallëzime të ndryshme, por modeli është I njëjtë. Ka sigurim bazë, sigurim të shkallës dytë që mbulon sëmundje më speciale, dhe sigurim të plot për gjithçka që të gjen. Britania e Madhe ka një taks shtetërore për gjithçka, por mirë është mos ta provosh sistemin për sëmundje akute si kjo.

Histeria ndaj spitalit dhe histeria ndaj qeverisë nisur nga rasti në fjalë, është një përpjekje për të bërë politikë me fatkeqësinë, çka është më e keqe se fatkeqësia.

Ajo që duhet të bëj shteti shqiptar është reforma në sigurimet shëndetësore, dhe njohja e peshws së siguracionit në të gjitha spitalet. Shkallëzimi I siguracioneve mbi sigurimin bazë, është nevojë urgjente.

Spitali nuk mund të fajësohet siç po bëhet, pse ka blerë një aparaturë të shtrenjtë që shpëton jetë njerëzish kundrejt pareve, dhe qeveria nuk mund të kthehet në bankomatë për çdo sëmundje të rënd.

Qeveria shqiptare ka listën më të gjerë të barnave të shtrenjta të rimbursueshme për sëmundjet fatale, kryesisht sëmundjet e rënda tumorale apo hepatit c, që ka ndonjë vend I rajonit dhe është ndër më të avancuarat në Evropë . Provoni të keni një të afërm me tumor, që kërkon 5 mijë euro në muaj kurim dhe të mos jetë ai bari tek lista e rimbursueshme dhe pastaj provoni të kërkoni llogari për taksën qesharake që paguajmë për sigurimin shëndetësor. Kjo është pikërisht përgjegjësi e qeverisë, reformimi I sigurimit shëndetësor, dhe garancia për sëmundjet fatale, përmes një fondi special.

Të tjerat duhet të mësojmë ti zgjidhim përmes një sistemi të rregulluar siguracionesh .

Për fat aktori Fuga si pacient është gjallë, por aktorët e tjerë që vajtojnë në emër të popullit të sëmurë, nuk ndjehen rehat. Ata presin pacientin e radhës të fillojnë të derdhin lot përsëri. Por në fat kjo punë zgjidhet duke derdhur para. Të gjithë, jo vetëm shteti.

Next Post
Zgjedhjet e reja në Veri, Kosova bën lëvizjen e minutës së fundit: Shkarkimi i kryekomunarëve, me peticion

Zgjedhjet e reja në Veri, Kosova bën lëvizjen e minutës së fundit: Shkarkimi i kryekomunarëve, me peticion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In