• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PABESITË E “ETNIKI HETERIAS”

by Java News
07/09/2015 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PABESITË E  “ETNIKI HETERIAS”

Nga Faik Konica

Revista La Revue d’Orient, që botohet në Budapest, dha në një nga numrat e saj pjesë nga Albania, duke riprodhuar konkretisht disa paragrafë nga artikulli që e kishim titulluar: Legjenda Qesharake. Kjo provë pavarësie i bën nder revistës La Revue d’Orient, dhe ne e përgëzojmë ngrohtësisht. Në numrin e saj të mëpasshëm, ajo botoi një pretencë të gjatë kundër nesh; provë e dyfishtë pavarësie: e falënderojmë gjithashtu; në fakt, na pëlqen që i lejohet armiqve tanë të shpalosin publikisht pafuqinë e tyre të vajtueshme.

Këtij artikulli, – ku njëfarë André Leval end firmën e tij debile, dhe që është, për mendimin tonë, agjent i Etniki Heterias [Lidhjes kombëtare greke] – do t’i përgjigjemi më poshtë me një tjetër artikull shkruar shi nga ai që u vu, në mënyrë të posaçme, në shënjestër të Levalit; po këtu, dëshirojmë t’i përgjigjemi kolektivisht një prej atyre vërejtjeve absurde që një kundërshtar, pa argumente, nuk mungon asnjëherë t’i sajojë, vërejtje të cilën agjenti i Etniki Heterias nuk harron ta vërë në përdorim. “Duhet të deklaroj, thotë armiku ynë, se nuk do të shfaq këtu as sharje, as fyerje. Për herë të parë në një artikull polemike, shkruar nga një publicist serioz, apo që kërkon të jetë i tillë, has të përdorura ndaj një populli të tërë shprehje të tilla që çdo njeri i mirë edukuar do t’i kish shmangur qoftë edhe në një bisedë të zakontë”. E kuptojmë për bukuri turpin e shtirur dhe pa vend të këtij zotërie, i mësuar ta shohë batakçiun e vet grek trajtuar përherë me njëfarë përkujdesje.

Një person, me rëndësi, sa për dijeni, na përsëriti para ca kohësh fjalën e një ministri  grek, të cilit po i flisnin për lëvizjen shqiptare: Tu Palo-Arvanites na tu hezo! gjegji ky ministër delikat, “ulem dhe e bëj mbi këta Shqiptarë të ndyrë!” Kjo fjalë përlyen buzët e tërë grekëve: e meqë u ulkan kështu për çdo gjë mbi ne, s’na mbetet veç të marrim nga jashtëqitje e tyre e t’u lyejmë mirë e bukur surratin; meqë na kanë sharë në mënyrë të pacipë gjer më tani, po fillojmë edhe ne – thjesht për t’ua kthyer siç e meritojnë! – t’i shajmë, por prapë me atë dallim që sharjet e tyre ishin pa kurrfarë baze, ndërkohë që tonat janë plotësisht të përligjura.

I quajtëm grekët rufianë, sepse nuk gjetëm fjalë më të pistë: lenos-ë [kodoshët] e Monmartrës  që ushqehen nga “puna” e vajzave të gjora nuk bëjnë më shumë nga ai milet shfrytëzuesish, ku të tërë jetojnë me vjedhje, ku bile edhe peshkopët – këta përfaqësues të rremë të Jezu-Krishtit, këta njerëz egoistë e të egër, në shpirtrat e të cilëve nuk ka depërtuar kurrë një rreze e vetme e Ungjillit dhe që fshatarët me të drejtë i quajnë “despotë” [në vend të dhespotë] – dhjamosen në dembelizëm të plotë, teksa të shkretët njerëz, dërrmuar nga taksat kishtare ngordhin urie. I kemi parë vuajtjet e fshatarëve shqiptarë, të leckosur dhe kockë e lëkurë, pa këmishë e pa bukë, dhe zemra na është bërë plagë, duke ndjerë mëshirën më të madhe për ta; dhe, në pritje të orës së drejtësisë, kur kordhat do çohen përpjetë, aq bukur kërcënuese mbi kokat e dhespotëve, neve na e ka ënda të shpallim urrejtjen dhe pështirosjen tonë për konspiracionin  e pacipë dhe të urryer të helenëve të rremë, që janë betuar të çojnë në varr tërë popujt për të zhvatur tokat e tyre.

Ja pse s’na pëlqejnë sulmet që paraprihen nga nënkuptime e romuze, nga aluzione larg e larg, me goditje të tërthorta, nuk i duam diskutimet lulëzuar me fraza prej Tartufi. Nuk mendojmë se e vërteta ka nevojë, për t’u shprehur, për stilin gjarpërues dhe të yndyrshëm të shkrimeve akademike. Përpara shpimeve të vogla të biçakut dhënë në errësirë, dhe që nuk bëjnë gjë tjetër veçse kruajnë lëkurën apo ngacmojnë nervat, pa plagosur, – ne parapëlqejmë goditjen e rëndë të kordhës, me një të rënë të fuqishme e të përpiktë mu në mes të ditës, mu në mes të gjoksit, që të lë top në vend. Një nga arsyet e ekzistencës së kësaj reviste është të tregojë lakuriq dy tiranët më neveritës të Ballkanit: grekët dhe turqit. E, në ka njerëz që nuk e durojnë dot të vërtetën krejt lakuriq, nuk na prishet punë nëse e vendosin revistën tonë, pa e lexuar, në kabinetin e tyre të bërjes së kënaqshme [nevojtore] . As na prishet gjiza se një agjent i Etniki Heterias po thënka me të madhe se ne s’qenkemi të edukuar, kur me vete thotë se ne dimë të godasim. Po kur ky zotëri vjen e na thotë se mënyrat e stilit tonë mund të dëmtojnë çështjen shqiptare, na merr me sa duket për leshko dhe në këtë rast s’na mbetet veç t’i kthejmë kusurin e komplimentit.

Shënim i Redaksisë,  Albania nr. 2, 1897.

Përgatiti për botim e përktheu për Javanews: Monet Maneshi

Next Post

Shqiptarja super seksi na tregon "zogun" (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In