• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PAA Memorandum Bashkëpunimi me organizatat ambjentaliste

by Aalison Pearse Stevens
04/06/2016 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Agrare Ambientaliste hap dyert e bashkëpunimit me të gjithë shoqatat dhe organizatat e ambientalizmit si dhe ambientalistët, duke nënshkruar me ta një memorandum bashkëpunimi. Në një aktivitet të organizuar nga departamentati i mjedist pranë Partisë Agrare Ambientaliste, kryesuar nga Sajmir Hoxha, u shpreh domosdoshëmria e krijimit të mundësisë së lobimit të këtyre organizmave pro-mjedisore në vendimmarrje. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i garantoi ambientalistët se do të bëjë që zëri i tyre të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe se shqetësimet e tyre përmes tij të ngrihen në parlament.

Agron Duka: – Situata mjedisore në vend, me gjithë hapat e ndërmarra gjatë dekadës së fundit në aspektin ligjorë dhe institucionale, vazhdon të jetë jo ajo që dëshirojmë të gjithë. Ne jemi të vetëdishëm që problematika mjedisore në vend është rezultat i akumulimit të problematikave të akumuluara në vite dhe problemeve aktuale të ditës. Zgjidhja e problematikave mjedisore në vend, trajtimi i tyre nga pikëpamja ligjore, institucionale dhe financiare ka nevojë që të vlerësohet dhe trajtohet me përparësi krahas problemeve të tjera ekonomike dhe sociale që ka vendi. Partia Agrare Ambientaliste në kushtet aktuale të përfaqësimit në parlament dhe këshillat vendorë është e angazuar për të trajtuar çështjet e mjedisit me forcën dhe seriozitetin e duhur. PAA e vlerëson shumë zgjerimin e bashkëpunimit me ju, pasi përmes një bashkëpunimi intensiv me ju dhe çdo shoqatë tjetër që lidhet me mjedisin, do të mundohemi që së bashku të ndikojmë në politikëbërjen dhe vendimmarrjen për mjedisin në Shqipëri. Në jemi të mendimit që organizatat ambjentaliste janë një faktor i pazëvendësueshëm, ata janë avokat i mbrojtjes së mjedisit dhe shprehim gatishmërinë tonë të bashkërendojmë punën me ju me qëllim që sëbashku të ushtrojmë ndikimin tonë për fuqizimin tuaj si organizata, për përfshirjen tuaj në procesin e planifikimit, monitorimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të politikave.

Unë mendoj që ne duhet të bëjmë punën që na takon, pra të merremi me ato që dimë të bëjmë, të përcjellim zërin e specialistëve në mënyrë që të kemi mundësi që zëri i specialistëve dhe i juaji të ndikojnë në vendimmarrje sepse ne kemi një deputet në Parlamentin Shqiptar aktualisht. Pra nëpërmjet këtyre që kemi në këshillat bashkiakë edhe zërit në Parlament të mundemi që të jemi zëri juaj. Nuk themi që ne si parti t’iu asimilojmë ju në mënyrën që nëpërmjet jush të fitojmë, të konvertohen në vota, përkundrazi e kemi ne për detyrë të plotësojmë ato detyra që ne i kemi vënë vetes. Dhe mendoj që detyra tona plotësohen akoma më mirë nëse ne bashkërendojmë dhe bashkëpunojmë me ju. Ju garantoj për një gjë, për këtë të paktën nuk cedoj ndonjëherë sepse marrëdhëniet me mia në jetë kështu kanë qënë, që nuk di të gënjej dhe mbaj marrëdhënie shumë të sinqerta me bashkëpunëtorët. Pra të jeni të sigurtë ju, që çdo hall, problem që keni, jo tuajin personal, por ajo që ju thërret ju, sepse jeni profesionistë, dhe këtu ka njerëz që kanë një jetë të tërë që dalin nëpër ekranë, bëjnë kauza me gjithë shpirt dhe në fund të fundit kur i sheh janë njërez të thjeshtë, nuk kanë përfituar asgjë nga kjo punë dhe gjëja më e madhe që fitojnë është kur arrijnë një sukses në kauzën e tyre. Ne do mundohemi që sëbashku me ju të arrijmë këtë lloj suksesi.

Ndërkohë kryetari i departamentit të mjedisit pranë PAA, Sajmir Hoxha kërkoi nga ambientalistët të shprehin mendimet dhe sugjurimet e tyre të sinçerta në vijim, në mënyrë që të krijohet një program i mirëfilltë për ambientin në vendin tonë.

Saimir Hoxha: – Pikërishtë për rolin tuaj të pazëvendësueshëm, për rolin e organizatave, aktivistëve, shoqatave ambientaliste që keni në lidhje me vlerësimin real të gjendjes së mjedisit në Shqipëri, apo më sugjerimet, përmirësimet, rekomandimet që keni për përmirësimin e kësaj situate, ne mendojmë që kjo tryeze do duhet të përmbledhë nga ana juaj mendime konkrete, reale, në mënyrë të pavarur, për të na shërbyer ne, për t’i shërbyer Shqipërisë për përmirësimin e mjedisit.

I pranishëm në këtë aktivitet, ambientalisti i njohur Sazan Guri, shprehu domosdoshmërinë që shoqatat dhe organizatat e mjedisit, si dhe individët që kanë kauza të tillë, të mos jenë më zëra të vetmuar, por të bashkohen që zëri i tyre të jetë më i fortë.

Sazan Guri: – Mjedisi ka nxjerrë individualitete, ku shumica e të cilëve janë në këtë tavolinë. Por nga ana tjetër ne kemi nevojë që këto individualitete, që janë bërë sot personalitete në fushën ekologjike apo të mjedisit, ka ardhur koha që mos të jenë zëra të shkëputur, mos të jenë veç e veç, por ka ardhur koha të jenë edhe bashkë. Edhe veç e veç, secili në individualitetin e vet, por edhe bashkë. Shoqëria civile apo mjedisore di t’i bëjë gjërat, por nuk i qon dot deri në fund. Dhe këtu është ajo që keqkuptohemi me njëri-tjetrin, pse hyn politika. Po do hyjë sesbën, sepse është i zgjedhur ai politikan. Në rastin konkret ne e kemi një politikan, siç është zoti Duka në Parlament, dhe nuk kemi ditur, në kuptimin e mirë, ta përdorim, ta shfrytëzojmë. Ndërkohë që ka politikanë të tjerë mjedisorë, por që nuk dalin dot nga vatha e partisë. Në heshtje të thotë diçka, – deri këtu – thotë – e mbroj Valbonën – thotë ai. Kaq! Po ta bëjmë bashkë – Jo. Atëherë ç’na duhen këta deputetë, këta njerëz që janë në parlament dhe nuk dalin dot nga ajo, gjurma, nga ajo korniza e partisë. Prandaj unë mendoj që ka ardhur koha të tregojmë veten, brenda një aleance, edhe parti e organizuar. Ne sot me zotin Agron jemi në kushtet e formimit të një forumi ekologjik mbarëkombëtar nga Presheva në Kosovë, në Malin e Zi, Maqedoni dhe Shqipëri.

Në fund të takimit palët nënshkruan një memorandum bashkëpunimi./a.m.

Next Post

Konfirmohet pista e policisë, Afrim Kallari: Vëllain e vrava se mbillte hashash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In