Për shkak të mungesës së vullnetit politik, Qeveria e Kosovës ka dështuar ta forcojë shtetësinë e saj, duke i transformuar Forcat e Sigurisë së Kosovës në ushtri të vendit. Madje për shkak të mosmarrëveshjeve politike dhe kundërshtimit të Listës Serbe, edhe gjatë vitit të ardhshëm vështirë se do të ketë FAK. E sipas njohësve të çështjeve të sigurisë dhe atyre të integrimeve evropiane, pa ushtri Kosova nuk është ende shtet i mirëfilltë, por funksionon si një “gjysmë-shtet”.
Megjithatë, brenga e tyre më e madhe qëndron në faktin se Kosova nuk pritet të themelojë ushtrinë e saj as në vitin 2016. Kjo pikërisht për shkak të projeksioneve buxhetore për vitin që po vjen dhe të cilat nuk mundësojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri me gjithë logjistikën e saj, i pohoi “Zërit”.