• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Ambasadori amerikan, Donald Lu, të shpallë emrat e të korruptuarve

by Java News
04/01/2016 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Ligj e Drejtësi, Spartak Ngjela, bën apel për të luftuar të korruptuarit me mbështetjen e vullnetit politik amerikan dhe i kerkon ambasdarorit te SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, qe ai te beje ditur emrat e të korruptuarve.

Ngjela  nëpërmjet një postimi në faqen e tij  Facebook e titullon ate “Pa identifikimin e korrupsionit, gjithçka mbetet abstraksion”, duke vijuar me një koncept filozofik ku thekson se “Leibniz-i eshte shprehur “liria nuk mund të ekzistojë pa mundësinë për të abuzuar. E keqia hyri në botë përmes abuzimit njerëzor për lirinë e tij vetjake. Asgjë tjëter nuk është e keqe, vetëm kjo”.

“Ja, kjo është thëmbra e Akilit ,që po e qerthullon sot të gjithë të keqen shqiptare: abuzimi me pushtetin i të gjithë atyre që kanë menduar se me pasurimin e tyre të padrejtë, do të fitonin lirinë e tyre të pakufizuar. Nën këtë pikëvështrimi, gjendja e shqiptarëve sot varet në një fill peri, i cili, po të këputet, ne si shoqëri, mund të fundosemi me të gjitha të drejtat që kemi fituar dhe ato që po pretendojmë t’i fitojmë. Gjithçka është e përqëndruar te krimi dhe korrupsioni; por gjithçka bie në vesh të shurdhët, te ata që kanë në dorë pushtetin dhe në shpinë abuzimin me popullin e tyre”, shkruan Ngjela.

Ngjela duke iu referuar qëndrimit të ambasadorit Lu për luftën kundër korrupsionit, shprehet se “Edhe pse kjo gjendje është e denoncuar ndërkombetarisht; veshët e abuzimit që kanë pushtetin bëjne sikur dëgjojnë edhe bëjnë sikur veprojë. Por ajo që na jep akoma shpresë është “vullneti politik amerikan”, që vjen e shfaqet në Shqipëri nëpërmjet ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ai i ka thënë të gjitha; dhe shqiptarët i kanë dëgjuar nga goja e tij shqip. Por, siç duket, kjo nuk mjafton”.

“Zoti Ambasador! … filozofia analitike na ka mësuar se nuk mund të ketë ekzistencë dhe as entitet, pa identitet. (No existence and entity without identity) Domethënë, për faktin që ju, dhe njëhërësh plitika amerikanë, është e informuar për korrupsionin në Shqipëri; tani ka ardhur koha për identifikimin e tij më anë emrash të subjekteve të pushtetshëm dhe të korruptuar. Shqiptarët presin emrat që të shpallen nga ju, zoti ambasador. Kjo është gjendja shqiptare: duhet identifikuar korrupsioni, ngaqë ju po e shihni se situata po bëhet qesharake, sepse “të parët” në këtë luftë antikorrupsion, janë vetë pushtetarët apo ish- pushtetarët e korruptuar. Varfëria shqiptare është “vepër” e korrupsionit abuziv të pushtetarëve shqiptarë, në 20 vitet e fundit. Koha ka ardhur që vetë shqiptarët ta marrin në dorë këtë situatë: ata duan emrat, që të kenë targetin e luftës së tyre racionale; sepse, pa emra, gjithçka do mbetet gjithmonë një abstraksion, ashtu siç ka qënë deri më sot. Dhe syte e shpresës të shqiptarëve për këtë shpëtim nga një kurth i madh historik, janë drejtuar nga ju, zoti ambasador”, shkruan Ngjela.

Next Post

Edhe Limaj dënon grafitet kundër Jahjagës, të ulëta dhe perverse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In