• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pa bërë 6 muaj martesë, më nxiu jetën”. Flet nusja që i hodhi helm vjehrrës në kos

by A R
03/07/2017 09:22
teenager under arrest

teenager under arrest

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 19-vjeçare nga Dibra ka tentuar të helmojë vjehrrën e saj një ditë më parë.

Në dëshminë e saj në polici, vajza ka thënë se vjehrra i kishte nxirrë jetën.

“Jam nga Dibra dhe nuk i kam bërë ende 6 muaj që jam martuar. Unë jam 19 vjeçe dhe im shoq është 20 vjeç. Sa u martuam, burri më tha që do të ikte në Greqi. Iu luta shumë të qëndronte, duke i thënë se jemi çift i ri.

Qëndroi dy muaj, por prindërit e tij i thoshin: Ik, ik në Greqi se jemi fukarenj. Ai iku e më la në shtëpi me vjehrrën, me vjehrrin dhe vëllain e tij.

Vjehrra ma nxiu jetën. Më donte 24 orë në këmbë. Nuk i mjaftonte që punoja, por më ofendonte. Ajo nuk më do. Nuk më lë as të zë asnjë shoqe në fshat.

Nuk bëhet fjalë për të dalë nga shtëpia. Vetëm në fushë, për të punuar tokën. Për çdo ditë sherr, për çdo punë që bëja. Unë e ndjej veten të huaj shumë në atë familje. Ma nxinë jetën”, – ka deklaruar Elda Tanushi. Nusja e re ka thënë se priste të gjente ngrohtësi te familja e burrit, por ata e kanë trajtuar shumë keq.

“E pranoj që në një çast shumë të rëndë, i hodha pak ilaç mizash vjehrrës në gotën e kosit. Kisha vendosur që të vdisja edhe vetë. Do të pija bar miu.

Nuk kisha asnjë rrugëzgjidhje tjetër për të shpëtuar nga e gjitha kjo. Jeta ime nuk shtyhet më. Nuk e shtyj dot, sepse burri rri në Greqi, ndërsa unë me familjen e tij në fshat. Vjehrra më thoshte ‘ja, ne po të mbajmë, të ushqejmë dhe të veshim’. Në punë nuk bëhet fjalë të më çojnë.

Më torturojnë sepse e dinë që familjen time e kam larg, në Dibër”, – ka pohuar para inspektorëve të policisë së Shijakut, 19-vjeçarja.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit dje bënë me dije se e reja Elda Tanushi ka tentuar të vrasë (helmojë) vjehrrën e saj, A.S., duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil).

Për pasojë, 42-vjeçarja ka përfunduar në spital. Pas sinjalizimit për ngjarjen, blutë kanë vënë në pranga 19-vjeçaren, e cila akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë”.

Gjatë marrjes në pyetje, Tanushi ka deklaruar para oficerëve të policisë se e helmoi vjehrrën (ndodhet jashtë rrezikut për jetën), pasi ajo i nxiu jetën.

“Nuk kisha ndërmend të vrisja vetëm vjehrrën por do i jepja fund edhe jetës sime. Doja të vdisnim të dyja, pasi na është nxirë jeta nga sherret e përditshme, nga fukarallëku dhe nga varfëria”, – ka thënë 19-vjeçarja. /b.d

Next Post
VIDEO/ Rama uron mirëmëngjes me Tamarën e transformuar: Rilindëm turizmin

VIDEO/ Rama uron mirëmëngjes me Tamarën e transformuar: Rilindëm turizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

January 14, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

January 14, 2026
“Operojnë nga Ekuadori”, Venezuela zbulon dy raste ku u godit mafia shqiptare: U kapën 6850 kg drogë

“Operojnë nga Ekuadori”, Venezuela zbulon dy raste ku u godit mafia shqiptare: U kapën 6850 kg drogë

January 14, 2026
SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

January 14, 2026
Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

January 14, 2026
“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

January 14, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

LDK duhet të pyesë veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?

January 14, 2026
“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

January 14, 2026
“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

January 14, 2026
Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In