Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbledhjen e fundit, shqyrtoi edhe çështjen e procesit të verifikimit të veteranëve të luftës së UÇK-së.
“Me këtë rast, kryesia dyshon se ka numër të fryrë të veteranëve, ose që ka nga ata të cilëve iu është dhënë statusi i veteranit por kjo bie në kundërshtim me ligjin në fuqi, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.
Saktësinë e numrit të veteranëve, OVL UÇK mendon se duhet ta vërtetojnë institucionet e Kosovës, përkatësisht Prokuroria e shtetit. (b.an)