• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Osmani: Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, e kritikon Listën Serbe për pengesa

by Os De
20/10/2025 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se vendi ka ende kohë për ta krijuar Qeverinë e re gati tetë muaj pas zgjedhje parlamentare, por e kritikoi partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe, se po përpiqet të sjellë pengesa në këtë drejtim. 

Osmani tha se është në interes të Kosovës ta ketë sa më parë një qeveri të re dhe me mandat të plotë kushtetues. 

“Unë nuk do të ngutesha që të jap supozime se do të dështojë krijimi i Qeverisë, ka edhe pak kohë”, tha Osmani për gazetarë pas një ngjarjeje të organizuar të hënën, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, në Prishtinë. 

Përpjekjet për krijimin e Qeverisë së re nisën më herët këtë muaj, pasi u konstitua Kuvendi i ri më 10 tetor, duke i dhënë fund një ngërçi disamujor pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. 

Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja Osmani mandatoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re. 

Por, kushtetutshmëria e konstituimit të Kuvendit të ri është kontestuar nga Lista Serbe – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit – pasi ajo nisi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të vendit për zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit. 

Ajo e ka kundërshtuar zgjedhjen e Nenad Rashiç si nënkryetar, duke pretenduar se janë bërë shkelje kushtetuese dhe të rregulloreve të punës së Kuvendit. 

Në ankesën e saj, Lista Serbe kërkoi që gjykata të vendosë një masë të përkohshme, për të ndaluar, siç tha, “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”. 

Gjykata më e lartë e vendit ende nuk ka vendosur rreth ankesës së Listës Serbe, por ka konfirmuar se e ka pranuar atë. 

Kjo është hera e dytë që Lista Serbe ankohet në Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit serb në muajt e fundit, pasi në gusht ishte ankuar kundër votimit ndaras. 

Osmani tha se “vonesa që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat, jo vetëm të Kosovës si shtet, por të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët”. 

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi beson se nëse Kushtetuesja vendos në favor të Listës Serbe, vendimi mund të ndikojë edhe në formimin e Qeverisë së re. 

“Me të do të binte poshtë nominimi dhe mandatimi i Lëvizjes Vetëvendosje nga presidentja për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës”, vlerëson Miftaraj. 

Kurti u nominua më 11 tetor dhe ai ka tani edhe gjashtë ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim, sipas ligjit. 

Por, ai do të ketë punë për t’i gjetur të paktën 61 vota në Kuvendin me 120 deputetë për mandatin e tretë në krye të Qeverisë, pasi partia e tij i fitoi 48 ulëse në zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu nga partia e Kurtit, tha ditë më parë se partia e saj mund të bisedojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka 20 ulëse, për ndonjë koalicion të mundshëm, pasi Nisma Socialdemokrate, që ka 3 ulëse, nuk ka qenë e interesuar të përfshihet në qeverisje. 

Ajo e ka përjashtuar ndonjë koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila doli e dyta me 24 ulëse, dhe Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit. 

Haxhiu ka përmendur po ashtu mundësinë që të diskutojnë me deputetët individualë për votimin e Qeverisë së re të Kosovës. 

Në rast se LVV-ja nuk arrin t’i mbledhë 61 vota, presidentja Osmani ka detyrën brenda dhjetë ditësh t’i ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin që ka shanset më të mëdha për të formuar Qeverinë. 

Nëse as pas përpjekjes së dytë Qeveria nuk mund të formohet, presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhje të reja, që duhet të mbahen brenda 40 ditësh./REL 

Next Post
E çuditshme/ Formula 1 “guxon” në qiell! Zhvillohen garat e para me makina fluturuese (FOTOT)

E çuditshme/ Formula 1 “guxon” në qiell! Zhvillohen garat e para me makina fluturuese (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

“Propozimi për nënkryetarin e Kuvendit duhet të vijë nga Lista Serbe”, publikohet aktgjykimi i Kushtetueses në Kosovë

February 4, 2026
“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

“Gjatë arrestimit të Ilir Metës u shkelën të drejtat e njeriut”/ Ish-Presidenti falenderon IFIMES për raportin

February 4, 2026
Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

Engjëlli me fytyrën e Giorgia Melonit në bazilikën e San Lorenzos/ Restauratori i afreskut: Më urdhëroi Vatikani!

February 4, 2026
“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

February 4, 2026
E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

E kafshoi qeni i fqinjëve, humb jetën gruaja në Belsh

February 4, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

February 4, 2026
Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

Problemet në sistemin SelfCare, Tatimet shtyjnë afatin e inventarit të mallrave te bizneset

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Akuzat për spiunazh politik, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vjet burg për Imamoglu

Akuzat për spiunazh politik, Prokuroria e Stambollit kërkon deri në 20 vjet burg për Imamoglu

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In