• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Osmani dhe Kurti urojnë besimtarët myslimanë: Esenca e kësaj feste është solidariteti

by Java News
13/05/2021 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit. Osmani shkruan se esenca e kësaj feste është solidariteti ndaj të gjithë së bashku duhet të bëjmë të pamundurën që ta mbajnë gjallë traditën.

Ajo shton se pandemia do të jetë një barrierë në kremtimin e kësaj feste por duhet gjetur forca që edhe në këto rrethana të urojmë njëri tjetrin me zemrën plot.

“Festa e Fitër Bajramit shënon fundin e agjërimit një muajsh, në të cilin besimtarët demonstruan sakrificën dhe shpirtin solidar duke dhuruar diçka nga vetja për më të varfrit, apo për nevojtarët. Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja për shëndet të mirë, paqe e harmoni.

Esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti. Pandemia do të jetë një barrierë në kremten e kësaj feste, porse duhet të gjejmë forcë që edhe në këto rrethana ta urojmë njëri-tjetrin me zemrën plot e me shpresën se së shpejti do ta tejkalojmë pandeminë.

Ta kemi besimin e fuqishëm se në Bajramin tjetër do të kemi mundësinë t`i japim kuptim kremtes me prezencë fizike te të afërmit e miqtë. Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare! Me fat Fitër Bajrami!”, shkruan Osmani.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar festën për të gjithë besimtarët.

Kreu i qeverisë shkruan se në këtë muaj, në mesin e begative të festës së Bajramit “le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.”

“Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrit dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit. Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim.  Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, shkruan Kurti.

g.kosovari

Next Post
Vazhdon procesi i vaksinimit/ Sot pritet të mbërrijnë edhe 38,400 doza të AstraZeneca në Kosovë

Financial Times: AstraZeneca është efektive kundër variantit indian të COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In