• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Osmani dhe Kurti: Kosova dhe SHBA-ja pajtohen që dialogu të përqendrohet në njohje

by Java News
30/07/2022 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, thanë se gjatë vizitës së tyre në Shtetet e Bashkuara është rikonfirmuar mbështetja e Uashingtonit për Kosovën, si në fushën e ekonomisë, por edhe të integrimeve evropiane. Osmani dhe Kurti qëndruan për disa ditë në SHBA, ku u takuan me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe morën pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje në vlerë prej mbi 200 milionë dollarësh me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Pas kthimit në Kosovë, në një konferencë për media në aeroportin “Adem Jashari”, Osmani tha se në takim, Blinken ka konfirmuar qëndrimi që dialogu me Serbinë të përqendrohet në njohje reciproke.

“Në këtë temë është tejet me rëndësi që sërish është rikonfirmuar qëndrimi amerikan që asesi nuk shtyjnë përpara një zgjidhje që do ta prekte integritetin territorial, sovranitetin e Republikës së Kosovës apo edhe rregullimin kushtetues të Kosovës”, tha Osmani.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë bisedime me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me qëllim të normalizimit të raporteve. Por, Kosova insiston që procesi duhet të përmbyllet me njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi. Kryeministri Kurti tha se takimi me sekretarin Blinken ishte i “veçantë” dhe i “dobishëm” për Kosovën. Duke folur për dialogun, ai tha se Prishtina dhe Uashingtoni pajtohen se si duhet të përmbyllet procesi.

“Dhe si duket formula e këtij normalizimi, përsëri ne pajtohemi plotësisht me SHBA-në. E ajo është: marrëveshje ligjërisht e obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve e cila në qendër ka njohjen reciproke”, tha Kurti.

Osmani bëri të ditur se në takim me Blinkenin kanë biseduar për njohjet e Kosovës dhe ka marrë mbështetjen e SHBA-së në këtë çështje, por edhe për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Të dy krerët shtetërorë pranuan se gjatë takimit më 27 korrik në Uashington, sekretari Blinken ka shtruar edhe çështjen e Manastirit të Deçanit, por as Osmani dhe as Kurti nuk elaboruan më tej nëse ka pasur një kërkesë nga SHBA-ja për këtë temë, teksa Osmani tha se kjo temë u shtrua “në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

SHBA-ja vazhdimisht i kërkon Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 që t’i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit për 24 hektarë tokë. Por, Kurti dhe autoritetet lokale në Deçan në të kaluarën ka thënë se ky vendim është diskriminues dhe legalizon vendimin e ish-presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, që më 1997 vendoi t’ia dhurojë pronën Manastirit të Deçanit.

Next Post
VIDEO+FOTO/ Demi Rose s’ka mëshirë, i “çmend” të gjithë me format bombastike nga pushimet në Greqi

VIDEO+FOTO/ Demi Rose s’ka mëshirë, i “çmend” të gjithë me format bombastike nga pushimet në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In