• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Osman Mula: Artistë spiunë? Të hapen njëherë dosjet e politikanëve

by A R
20/12/2015 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjisor, kompozitor, interpretues, saksofonist, drejtues i 12 festivaleve dhe i dhjetëra koncerteve të Vitit të Ri, autor tekstesh etj., i vlerësuar me disa çmime, përfshirë “Mjeshtër i Madh”, kësaj here Osman Mula vjen për herë të parë në një rrëfim për “Panorama për “pikturën por edhe një retrospektivë për artin në diktaturë, përfshirë debatin e hapur rreth akuzave të përfshirjes së kolegëve në spiunimin e njëri­tjetrit…

Sa kishte depërtuar Sigurimi i Shtetit tek artistët?

Më vjen mirë që ma bëni këtë pyetje, por kam dëshirë t’ju them diçka. Debati i fundit mendoj se është më tepër si lloj thashethemi që sjell pështjellim, sesa rregullon punë.

Pse, a nuk është mirë që të dihen ca të vërteta, qofshin

këto edhe për artistët?

Sepse nuk më takon mua, as atij, as asaj e tjetrit, e tjetrit me radhë, se cili/cila nga artistët mund të kenë qenë pjesë e spiunazhit. Këtë mund ta thotë vetëm dikush që përfaqëson ligjin, përfaqëson institucionin. Gjithçka tjetër e thënë nga unë apo nga dikush tjetër është subjektivizëm, mund të jenë edhe inate personale dhe nuk ecet me të tilla gjykime. Duhet të ketë një institucion që hapë dosjet fillimisht për politikën dhe pastaj le të shkohet tek artistët, shkrimtarët, sportistët etj. Madje, edhe në këtë rast mendoj se duhet të ketë leje nga institucioni përkatës dhe secili le të lexojë dosjen e tij. Sepse ka diçka. Një pjesë e artistëve janë shumë të lodhur, iu mbyll dera e artit, mbetën pa punë etj. Ca të tjerë janë të sëmurë dhe kur iu fut edhe këtë idenë, jo më spiunuan e jo i spiunova, me akuza dhe kundërakuza pa baza, atëherë i trondit fort, i shkërmoq, i sëmur edhe më keq. Ua baltos edhe nostalgjinë, u bën keq psikologjikisht. Pak edhe nuk janë në rregull vetë, kështu që më mirë me e mbyllë këtë histori. Pra, pyetja është e thjeshtë: Çfarë rregullohet duke hapur këtë debat?

Rregullohet e vërteta…

Të rregullohet nëpërmjet institucionit, jo me thashetheme. Ka pastaj diçka që dihet hapur. Në RTSH ka qenë drejtori, ngjitur me të ka qenë Sekretari i Partisë dhe ngjitur tij ka qenë nëndrejtori ushtarak, dhe ngjitur me këtë të fundit ka qenë operativi i Sigurimit. Gjithçka ka qenë e ligjëruar, zyrtare dhe asgjë e fshehur, sepse kanë qenë të punësuar dhe ne të artit i njohim të gjithë. Nuk ishte nevoja për spiunazh mes artistësh, pasi këta ishin të deklaruar që ishin në RTSH për këtë punë dhe uleshin hapur me ne në tavolina, madje veshur me rroba si ushtarakë. Dihej kjo gjë dhe as na bënte përshtypje.

Asnjë fatkeqësi nuk u ka ardhur artistëve nga njëri­tjetri?

Nuk mendoj se artisti ka vuajtur nga njëri apo nga tjetri. Artisti mund ta ketë pësuar nga ndonjë vepër, e cila është kritikuar shumë nga aparati i KQ, apo nga gazetat, sidomos nga “Zëri i Popullit”. Nëse të kritikonin këta, atëherë të filloje të këndoje nga mëngjesi në darkë “mora rrugën për Janinë” (qesh). Nga këto formacione ka ardhur e keqja, jo nga njëri-tjetri. Kështu ndodhi me Festivalin e 2-të që u kritikua, me Festivalin e 11-të etj. Çdo artist e ka krijuar me shumë mund repertorin e vet, të gjithë e meritojnë që të respektohen shumë, sot e gjithmonë, dhe jo të përgojohen. Kaq kisha unë.

Next Post

Partizani, Hoxha: Na është ngrënë haku në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com