• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Osman Aga, Sulltan Murati, Rexhep Taip Erdoani dhe bixhozçiu politik Aleksandar Vuçiç

by Enver Robelli
11/10/2025 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Enver Robelli 

Kur para disa vitesh presidenti turk dhe myslimani i devotshëm Rexhep Taip Erdoan vizitoi Beogradin dhe me atë rast u organizua një banket shtetëror, kuptohet pa mish derri dhe raki, ministri i policisë Ivica Daçiç, i cili është biri i një milici serb që kishte shërbyer në Prizren, kapi mikrofonin dhe bëri atë që i tmerron shumë adhurues të muzikës: këndoi këngën e Osman Agës në turqisht. Erdoani është politikan që nuk qesh kurrë (si mundet?), por atë mbrëmje tiparet e fytyrës së tij linin të kuptohej se ishte pak i gëzuar. Po festohej miqësia e re serbo-turke. 

Kur para disa vitesh Aleksandar Vuçiçi, atëherë në postin e kryeministrit, u pyet nga gazetarët mbi ambiciet e tij presidenciale, mbi kundërkandidatët e shumtë nga opozita dhe nëse ndihej si në ato fjalët e Sulltan Muratit që gjoja paskësh thënë: “Të gjithë turqit iu vërsulën Car Llazarit”, Vuçiç u përgjigj: “Murati ka qenë njeri serioz dhe komandant i vërtetë, ndërsa këta tanët nuk i afrohen as te këmbët.” 

Kur para disa vitesh Aleksandar Vuçiçi mbajti një konferencë për media (në fakt, gjithë karriera e tij është konferencë për media), ai u lavdërua për raportet e mira me Rexhep Taip Erdoanin, duke thënë se ai është shumë i kujdesshëm dhe nuk harron t’ia urojë ditëlindjen Vuçiçit apo të interesohet nëse sëmuret ndokush në familjen Vuçiç. 

Me një rast Vuçiç u lavdërua se kishte mësuar si duhet shqiptuar emri “Erdogan” (pa shkronjën “g”). Kjo miqësi e madhe, e kremtuar publikisht, tani, sipas Vuçiçit, është në rrezik, sepse Erdoani i ka dërguar disa dronë kamikazë Kosovës. Befas Turqia, sipas gjeostrategut të madh nga Beogradi, nuk po dëshiruaka stabilitet në Ballkan, madje po synuaka krijimin e Perandorisë Osmane dhe kthimin e Beogradit në një pashallëk të vogël. 

Zemërimi i Vuçiçit është pjesë e shout të tij të përditshëm politik. Për çdo politikan me aftësi mesatare të perceptimit të realitetit do të duhej të ishte e qartë se në arenën ndërkombëtare nuk mund të kesh marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë. Nuk mund të takosh Benjamin Netanjahun në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe të presësh që kjo do të duartrokitet nga Erdoani. Nuk mund të shkosh në paradën ushtarake të Vlladimir Putinit në Moskë dhe të presësh mirëkuptim nga Perëndimi. 

Por nuk mund t’i mashtrosh as rusët, duke u shitur armë ukrainasve nëpërmjet shteteve të treta (shërbimet sekrete të Moskës e akuzuan Vuçiçin se po ua fut thikën në shpinë rusëve). Nuk mund të qëndrosh i varur gati tërësisht nga gazi dhe nafta ruse, t’ia shesësh infrastrukturën kritike Rusisë (për shembull industrinë e naftës) dhe të sillesh sikur nuk po i dëgjon paralajmërimet nga Washingtoni dhe Brukseli. 

Dikur vjen dita kur paguan faturën, dhe nuk të ndihmojnë as tentativat për të korruptuar ndonjë figurë të vogël shahu që lëviz në orbitën e Donald Trumpit. Sanksionet amerikane kundër ndërmarrjes “Naftna industrija Srbije” (NIS) tashmë kanë hyrë në fuqi. 

Në vitin 2008, kur Kosova u bë e pavarur, liderët e atëhershëm serbë, për të përqafuar edhe më shumë Moskën, ia shitën NIS-in ndërmarrjes shtetërore ruse “Gazprom”. Kur të gjitha vendet europiane (me përjashtim të Bjellorusisë) i kanë vendosur sanksione Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës më 2022, Vuçiç është përbetuar dhe është lavdëruar se nuk do t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Kremlinit, por me dëshirë Beogradi do të përparonte në integrimet evropiane.
Kjo politikë e uljes në disa karrige po arrin në limitet e veta. Momentalisht po rrëzohen shumë karrige në të cilat ulej Vuçiçi; madje është përmbysur edhe ai shkëmbi në Shtëpinë e Bardhë ku Vuçiçi qe ulur më 4 shtator 2020 për të nënshkruar një marrëveshje me Kosovën, me ç’rast flitej shumë për ekonomi, energji, linjën ajrore Prishtinë-Beograd e projekte të tjera. Tre vjet më vonë, një bandë e armatosur dhe në shërbim të regjimit të Vuçiçit tentoi të ndezë një luftë në veri të Kosovës, me qëllim pushtimin e atij territori. 

Next Post
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Një falje e munguar për fyerjen publike të Kryeministrit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In