• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

OSHEE vendos këste fikse, ja si mund ta shlyeni debinë

by A R
11/07/2016 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar propozimet e kompanisë në lidhje me disa lehtësi për abonentët debitorë familjarë.

Ndryshimi i parë dhe me rëndësi për abonentët debitorë është zbatimi i skemës së pagesës së borxheve përmes kësteve me vlerë fikse, pavarësisht debisë.

Sipas OSHEE-s, me skemën e mëparshme, shuma e pagesës ndryshonte, në bazë të detyrimit dhe numrit të kësteve (p.sh, për detyrim prej 80 mijë lekësh, kësti me skemën e “vjetër” ishte rreth 6600 lekë, pasi ishte i përcaktuar të paguhej me 12 këste).

Me ndryshimin e fundit, miratuar më 7 korrik, kësti do të jetë 2800 lekë në muaj për të gjithë abonentët familjarë, pavarësisht debisë (pra, me rastin e shembullit, kemi më shumë se përgjysmim të këstit).

Tjetër vendim me rëndësi është shtyrja e afatit deri më 31 dhjetor 2016, i aplikimit nga OSHEE të reduktimit të kamatës me 70% për abonentët familjarë që shlyejnë të gjithë debinë me një këst.

Për kategoritë e tjera, si familjet me ndihmë ekonomike, për kryefamiljarët pensionistë apo ato me status të veçantë, OSHEE shtyn afatin e pagesës së debisë deri më 31 dhjetor 2016 me 1200 lekë/muaj, si dhe reduktimin e të gjithë kamatës kundrejt pagesës 20 lekë për ato abonentë të kësaj kategorie që tregohen korrekt në pagesat e kësteve për një periudhë të caktuar.

Për më tepër informacion, OSHEE u bën thirrje abonentëve t’i drejtohen Zyrave te Kujdesit ndaj Klientit, për tu njohur me kushtet dhe detyrimet për të përfituar nga këto lehtësi. (java / r.a)

Next Post

8 arsyet pse ndiheni gjithmonë të uritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In