Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se në disa zona të Tiranës, në datat 20-21 dhjetor do të stakohet energjia.
Në njoftimin bërë publik për mediat thuhet se energjia do të ndërprehet në Sauk Kodër, Rruga e Dibrës, pranë Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, Rruga “Todi Shkurti”, rruga “Merdar Shtylla”, zona e “Komunës së Parisit” dhe zona pranë Kopshtit Botanik.
“Stakim, data 20-21 Dhjetor
Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datat 20-21 dhjetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë
09:00-14:00- Sauk Kodër
09:00-15:00- Rruga e Dibrës, pranë Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë
21 dhjetor
09:00-15:00: Rruga “Todi Shkurti”
09:00 – 14:00: rruga “Merdar Shtylla”, zona e “Komunës së Parisit”, zona pranë Kopshtit Botanik”, thuhet në njoftimin e OSHEE.